Gjendet ne Shqiperi adoleshentja italiane e humbur prej kater ditesh
Eumlshte gjetur shendoshe e mire ne Shqiperi studentja italiane Maria Grazia Ruvolo e zhdukur qe nga mengjesi i se merkures nga shtepia e saj ne Terme Vigliatore. Mediat italiane shkruajne se dy net me pare rreth ores 1900 me lot ne sy 16-vjecarja i ka telefonuar te emes duke i kerkuar falje per ate cfare kishte ndodhur dhe duke deklaruar se ndodhej ne nje qytet jugor te Shqiperise. Sipas deshmise vajza ishte njohur nepermjet Facebook me 41-vjecarin italian Fausto Vignolo nga Chiavari i martuar dhe i divorcuar. Ai e kishte bindur vajzen qe te largoheshin se bashku ne nje vend ku askush nuk mund ti gjente dot. Tashme 16-vjecarja eshte nen perkujdesin e konsullit italian ne Vlore Strozzi dhe murgeshave italiane ne kete qytet te cilat e kane strehuar adoleshenten. Nderkaq nga policia shqiptare mesohet se 41-vjecari u shoqerua dje ne komisariat dhe per momentin do te ndiqet ne gjendje te lire vetem per akuzen e mashtrimit me ane te krimeve kompjuterike nga Prokuroria e Tiranes. Gjithashtu mesohet se vajza ishte larguar me date 1 nentor nderkohe qe me date 2 kane bere kallezim prinderit e saj. Madje babai i vajzes se re ka treguar per median italiane disa nga mesazhet ne rrjetin social ne internet Facebook ku 41-vjecari i shprehte dashurine adoleshentes. Ky rast eshte publikuar nga te gjitha mediat italiane sipas te cilave fillimisht ata jane larguar nga Brindizi ne drejtim te Greqise dhe aty mendohet se kane kaluar ne Sarande. Fillimisht policia gjeti makinen e braktisur te vajzes dhe beri verifikimet ne pikat kufitare. Me pas ajo u dyshuar se ishte larguar me nje person te vendeve ish-jugosllave por pas verifikimit te internetit dhe krahasimeve me emrat ne pikat kufitare rezultoi se ajo ishte larguar me 41-vjecarin nga Xhenova. Familja italiane priste qe vajza e tyre te kthehej pasditen e djeshme ne shtepi. Sipas te dhenave ajo do te mbahet nen kujdesin e psikologeve per te treguar gjithcka qe ka ndodhur gjate ketyre diteve nderkohe qe 41-vjecari mund te akuzohet edhe per mashtrimin e te mitures.