Kakavijë, kapen 15.4 kg marijuanë, në pranga poseduesi

Policia kufitare e Kakavijës ka sekuestruar 15.4 kg marijuanë si dhe ka arrestuar poseduesin e drogës. Burime nga policia bëjnë me dije se lënda narkotike është gjetur në automjetin me targa AA 473 CF e 27-vjeçarit Ervis Myrtaj, nga qyteti i Fierit.
Droga me destinacion Greqinë, ishte fshehur në brendësi të kroskotit të pasagjerit dhe ishte ndarë në 14 pako të mbështjella me letër natriban. Sipas policisë 27-vjeçari nga Fieri punonte si taksi i linjës Fier- Athinë me automjetin e tij dhe e kishte marrë lëndën narkotike nga Patosi dhe do ta transportonte për në Janinë.
Ndërkohë materialet në ngarkim të tij do t`i kalojnë Prokurorisë për veprën panale të “Trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike”.