Operacioni kapet 600 gram heroine
Në vijim të operacioneve të fundit të realizuara nga Policia e Tiranës, Specialistët dhe Agjentët e Seksionit Kundër Narkotikëve, u finalizua me sukses operacioni policor i koduar “PLUS”, ku u kap gjatë natës rreth 600 gram heroinë e pastër dhe arrestua në flagrancë shtetasi 25 vjeçari, Alfred Allajbeu. Arrestimi i tij u bë mbi bazën e informacioneve që dispononte Seksioni në ngarkim të shtetasit, Alfred Allajbeu, si dhe bashkëpunëtorëve të tij, të cilët kishin aktivitet aktiv në shitjen e lëndëve narkotike të llojit heroinë. Ndërkohë u bë shpallja në kërkim edhe ndaj dy shtetasve të tjerë të dyshuar si bashkëpuntorë të 25 vjeçarit.