"Gerdeci", kerkohet Mediu, Alibeaj dhe Bumci
Tirane- Ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu, eshte kerkuar dje si deshmitar ne procesin gjyqesor, ne ngarkim te 29 te pandehurve te akuzuar per tragjedine e Gerdecit. I pandehuri Ndue Marku, ish-drejtori juridik ne Ministrine e Mbrojtjes, i kerkoi dje trupit gjykues te kryesuar nga gjyqtari Ritvan Hado, thirrjen si deshmitar te Fatmir Mediut, Enkelejd Alibeajt, si ish-anetare ne Komisionin e Ligjeve, si dhe Aldo Bumcit ne cilesine e ish-ministrit te Drejtesise. "Te vijne ne proces per pafajesine time", ka deklaruar dje Marku. Po ashtu i pandehuri kerkoi qe te thirren si deshmitare edhe ekspertet amerikane. Gjykata ka vendosur dje rrezimin e kerkeses se te pandehurve Ylli Pinari, Mihal Delijorgji dhe Dritan Minxholli, pasi ajo duhet te ishte paraqitur nga vete te pandehurit. Gjate seances se djeshme, avokati mbrojtes i Ylli Pinarit ka perseritur tezen, se tragjedia e Gerdecit nuk ishte nje aksident, por nje sabotazh me mine me sahat. Avokati kerkoi qe te merret ne pyetje vellai i Nehat Kulles, kjo per shkak te nje shkrese te fshehte te Drejtorise se Policise, ku permenden disa emra, njeri prej te cileve eshte emri i vellait te Kulles. Sipas kesaj shkrese, "Gerdeci" ndodhi per shkak te nje bombe. Nderkohe qe avokati mbrojtes i te pandehurit Luan Hoxha, ish-shef i Shtabit te Pergjithshem, ka bere te ditur se perzgjedhja e Gerdecit si vend ku do te demontoheshin municione, nuk ishte kompetence e Forcave te Armatosura, e per pasoje e shefit te Shtabit. Sipas tij, ministri i Mbrojtjes ka urdheruar ndertimin e fabrikes pikerisht ne kete vend. Avokati Ibrahim Lahi, sqaroi se nuk eshte kompetence e Forcave te Armatosura ruajtja e sigurise se ambienteve te nje kompanie private, sikurse ishte fabrika e demontimit te armeve ne Gerdec. Sipas mbrojtesit Lahi, Mediu kishte urdheruar perfshirjen e ushtrise ne transportin e municioneve ne Gerdec, per llogari te kompanise "Albademil", nderkohe qe perzgjedhja e armatimit te kalibrit te larte, nuk eshte bere nga Forcat e Armatosura. Duke kundershtuar akuzat, avokati i Luan Hoxhes tha se disa urdhra, ish-ministri i ka dhene pa dijenine e gjeneral Hoxhes. Avokati i te pandehurit Dritan Minxholli, shpjegoi dje se detyra e klientit te tij, ka qene kontrolli i zbatimit te procedurave te punes per moslejimin e pirjes se duhanit, si dhe kontrollimin e kushteve te punes. Mbrojtja kerkoi thirrjen ne proces te eksperteve amerikane. Seanca gjyqesore eshte shtyre per neser, pasi avokati i Mihal Delijorgjit, kerkoi qe te njihet me aktet dhe materialet e parashtrimit hyres, si dhe provat qe ndodhen ne dosje, duke kerkuar versionin shkresor te CD-ve.
Redinalda Caushaj
Tragjedia
Ngjarja per te cilen akuzohen te pandehurit ka ndodhur me 15 marsin e kaluar, ku si pasoje e nje shperthimi te fuqishem humben jeten 26 persona dhe u plagosen me shume se 300 te tjere, ndersa u demtuan nje numer i madh banesash.
Hetimet
Sipas hetimeve te kryera nga prokuroria, ka rezultuar se shkaku i shperthimit te fabrikes ne Gerdec, ka qene aksidental si pasoje e ferkimit te barutit me dyshemene, qe me pas ka sjelle edhe ne ndezjen e zjarrit.
Redinalda Caushaj
Tragjedia
Ngjarja per te cilen akuzohen te pandehurit ka ndodhur me 15 marsin e kaluar, ku si pasoje e nje shperthimi te fuqishem humben jeten 26 persona dhe u plagosen me shume se 300 te tjere, ndersa u demtuan nje numer i madh banesash.
Hetimet
Sipas hetimeve te kryera nga prokuroria, ka rezultuar se shkaku i shperthimit te fabrikes ne Gerdec, ka qene aksidental si pasoje e ferkimit te barutit me dyshemene, qe me pas ka sjelle edhe ne ndezjen e zjarrit.