E Diel, 1 Nëntor 2026

Prisnin shtyllat e tensionit te larte arrestohen tre persona



Artan CENA
SHKODER - Me gure freksibel ne dore tre persona sharronin shtyllat elektrike te tensionit te larte duke u bere tmerri i fshatrave qe mbeteshin pa drita. Por pasi kishin prere disa prej shtyllave ata jane vene ne pranga nga policia. Gjin Maxhuni 32 vjec Prel Maxhuni 32 vjec dhe Pjeter Gjoka 35 vjec jane arrestuar ne flagrance gjate mbremjes se dy diteve me pare. Eshte Policia e Shkodres ajo qe ka bere te ditur ndalimin e tre personave te mesiperm. Sipas burimeve zyrtare nga uniformat blu ata jane kapur duke prere nje shtylle te tensionit te larte ne fshatin Juban te komunes Guri i Zi ne Shkoder. Sic eshte mesuar metalin e prere ata do e dergonin qe ta shisnin per skrap ne pikat e grumbullimit nga ku prisnin te merrnin nje shume te konsiderueshme parash per shkak te peshes se madhe te shtylles.
NGJARJA
Mbremjen e dy diteve me pare Gjin Maxhuni Prel Maxhuni te dy keta persona lindur ne fshatin Bugjon te komunes Fierze te Pukes dhe banues ne fshatin Bardhaj te komunes Rrethina te Shkodres ne bashkepunim dhe Pjeter Gjoken lindur ne Vaun e Dejes dhe banues ne lagjen Tre heronjte Shkoder kishim marre nje makine dhe kishin shkuar ne Juban. Qellimi i tyre ishte i qarte te prisnin me gure freksibel nje shtylle te tensionit te larte. Dhe e kane arritur. E kane prere shtyllen dhe me pas e kane ngarkuar ne kamioncinen e tyre. Por ketu plani u eshte prishur pasi jane zbuluar nga policia. Uniformat blu kishin marre informacione ne rruge operative per ngjarjen dhe kishin shkuar menjehere aty.
ARRESTIMI
Burimet zyrtare nga Policia e Shkodres kane bere te ditur se arrestimi i tre personave eshte bere sepse dy dite me pare ne bashkepunim me njeri-tjetrin ne fshatin Juban Shkoder ne afersi te shinave te trenit kane prere me gur freksibel shtyllat elektrike te tensionit te larte. Ndalimi i tyre eshte bere ne flagrance. Tre autoreve u jane sekuestruar ne cilesine e provave materiale shtyllat elektrike qe te lartpermendurit i kishin ngarkuar ne kamioncine. Pas arrestimit jane kryer veprimet procedurale dhe dosja me materialet ne ngarkim te tre te arrestuarve i ka kaluar per veprime te metejshme Prokurorise se Rrethit Gjyqesor Shkoder per veprat penale te vjedhjes dhe shkaterrim i rrjetit elektrik ne bashkepunim.

Miqesia e prishur babe e bir merren peng ne Peshkopi
PESHKOPI - Merren peng babe e bir per shkak te prishjes se nje miqesie mes dy familjeve. Lajmi eshte bere i ditur nga burime policore te cilat jane vene ne ndjekje te dy pengmarresve. Ngjarja ka ndodhur nje dite me pare ne Peshkopi. Sic eshte bere e ditur gjate gjithe dites se djeshme forcat e policise se Drejtorise se Dibres kane kerkuar dy persona qe jane marre peng. Sic eshte bere e ditur dy personat e marre peng jane Skender dhe Afrim Nika babe e bir nga nje fshat i Burrelit. Keta te dy kane hipur ne dy makinat e shtetasve Kastriot Daci dhe Maksim Daci. Policia eshte njoftuar ne kohe dhe gjate hetimeve ka zbuluar se ngjarja ka ndodhur pas nje konflikti per nje miqesi te vjeter qe rezulton e prishur se fundi. Sic eshte bere e ditur nga burime policore nga Dibra forca te shumta policie jane duke kerkuar dy automjete nje me targa italiane dhe tjetra me targa te kryeqytetit. Sipas te dhenave me keto dy makina kane levizur autoret gjate dites se djeshme por ato nuk jane gjetur ende. Uniformat blu kane ngritur postblloqe te shumta por nuk kane mundur qe te gjejne dy autoret e pengmarrjes. Nderkaq jane ushtruar dhe kontrolle te shumta ne vendet ku mendohet qe ata mund te kene shkuar por nuk ka pasur rezultate. Policia e Dibres ka njoftuar dhe homologet e rretheve te tjera duke u shperndare dhe foton e dy te dyshuarve per pengmarrjen. Kontrolle jane ushtruar dhe ne Tirane ku ata mund te kene mberritur dhe jane fshehur.

Bie ne korrent gjen vdekjen pronari i fabrikes se inerteve
KRUJE - Ka gjetur vdekjen nje pronar fabrike inertesh. Ngjarja ka ndodhur ne fshatin Halil qe ndodhet ne dalje te Fushe-Krujes. Mesohet se 48-vjecari Sulejman Hoxha nga Kruja ka gjetur vdekjen nga kontakti me linjat e tensionit te larte 6000 volt. Vdekja ka qene aksidentale. Policia ka konfirmuar faktin se ai ka gjetur vdekjen ne momentin kur po kontrollonte linjen e furnizimit te fabrikes se inerteve ne pronesi te tij pasi ajo kishte qene me defekt. Ngjarja ka ndodhur rreth ores 1630 te dy diteve me pare. Sipas policise se Krujes viktima ka rene ne kontakt me rrymen e tensionit te qe kalonte ne afersi te fabrikes dhe ka humbur jeten menjehere. Punonjesit e impiantit te inerteve qe jane ndodhur ne afersi kane lajmeruar urgjent policine dhe te afermit. Ekspertet kane dale me konkluzionin se ka qene pakujdesia e vete viktimes qe ka shkaktuar vdekjen e tij.

Pranga Karafilit perdhunoi 38-vjecaren ne shtepine e tij
ELBASAN - Prej ditesh ishte ne kerkim por me ne fund eshte vene ne pranga nje 51-vjecar i kerkuar per perdhunim. Burime zyrtare nga Policia e Elbasanit kane bere te ditur se gjate mesdites se djeshme kane vene ne pranga Engjell Karafilin. Ky i fundit akuzohet se ka perdhunuar nje grua ne banesen e tij. Karafili ishte shpallur ne kerkim per perdhunimin e nje 38-vjecareje. Ngjarja e rende ka ndodhur ne daten 2 tetor ne banesen e autorit ne lagjen Skenderbej te Elbasanit ku Karafili ka kryer marredhenie seksuale me dhune me shtetasen me inicialet G. C. 38 vjece. Menjehere autori ishte paditur nga 38-vjecarja ne Policine e Elbasanit e cila ka nisur menjehere kerkimin dhe kapjen e tij. Arrestimi eshte bere gjate dites se djeshme nga efektivet e Policise se Elbasanit.

Identifikohet i vdekuri ne plazhin e Durresit
DURRES - Identifikohet viktima e gjetur dy dite me pare ne plazhin e Durresit. Policia e qytetit bregdetar ka bere te ditur se pas 24 ore hetimesh ka mundur te identifikoje trupin e pajete. Viktima eshte shtetasi Idriz Seferi 44 vjec nga Farka e Tiranes i cili ishte punetor ndertimi ne nje objekt ne plazhin e Durresit. Sipas familjareve te tij 44-vjecari kishte probleme me zemren gje qe mund te kete shkaktuar edhe vdekjen e tij te menjehershme. Trupi i pajete i 44-vjecarit u gjend dy dite me pare ne oret e mbremjes ne plazhin Iliria. Ishin kalimtare te rastit te cilet lajmeruan menjehere policine. Keta te fundit mberriten ne vendin e ngjarjes dhe nisen hetimet duke arritur te identifikojne dhe viktimen.

Zetori perplaset me dy makina vdes 70-vjecari
LEZHE - Perplasja e nje zetori me dy makina ka rezultuar fatale per 70-vjecarin Gjergj Markaj nga Lezha. Aksidenti ndodhi rreth ores 600 ne mengjesin e dites se djeshme ne fshatin Tale te Lezhes. Sipas policise viktima drejtonte mjetin bujqesor kur eshte perplasur me dy makinat e tjera. Nga te dhenat eshte mesuar se shkak i aksidentit eshte bere nje parakalim i gabuar. Policia ka ndaluar shoferin e fuoristrades dhe te kamioncines deri ne sqarimin e rrethanave te plota te ngjarjes. Nderkaq qe ne vendin e ngjarjes mberriten ekspertet dhe bene matjet e nevojshme per te percaktuar skemen e aksidentit te rende.

Kryeprokurori i Kosoves vizite dyditore ne Tirane
TIRANE - Kryeprokurori i Kosoves i shoqeruar dhe nga stafi i tij sot dhe neser do te zhvilloje nje vizite ne Shqiperi me ftese te homologes Ina Rama. Burime zyrtare nga Prokuroria e Pergjithshme thane se per vizite zyrtare ne vendin tone pritet te vije nje delegacion i Prokurorise se Pergjithshme te Kosoves i kryesuar nga kreu Ismet Kabashi. Vizita e delegacionit te Prokurorise se Pergjithshme te Kosoves e cila behet me ftese te kryeprokurores se Pergjithshme Ina Rama do te finalizoje dhe nenshkrimin e Memorandumit te Bashkepunimit midis titullareve te dy institucioneve. Takimi i dy kryeprokuroreve do te behet sot ne oren 1700-1800 ne Prokurorine e Pergjithshme.

12 Tetor 2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›