E Shtunë, 31 Tetor 2026

Heroi shqiptar i Kandaharit

Interviste nga zona e luftes ne Kandahar me Kolonel Dritan Demirajn. 6 muaj ne zonen me te veshtire ne Afganistan. Force speciale shqiptare e koduar Eagle 1 Shqiponja 1 kthehen sot ne Tirane. Kolonel Dritan Demiraj Misioni perfundoi me SUKSES

Kur permendim fjalen Kandahar automatikisht na vjen ndermend edhe fjala lufte. Por pakkush e di qe ne kete zone nga me te rrezikshmet sot ne planet per here te pare ka qene i vendosur nje kontingjent prej 44 trupash ushtarake nga Shqiperia nen kryesimin e Kolonel Dritan Demirajt.


44 djemte tane me ne krye Kolonel Dritanin kane qendruar ne vijen e pare te frontit qe njihet si zemra e territoreve te kontrolluara nga talebanet per rreth 6 muaj. Sot ata kthehen ne atdhe. Kolonel Demiraj po sot do te dekorohet nga Presidenti i Republikes me Medaljen e Arte te Shqiponjes me motivacionin Per trimeri.


Misioni ka perfunduar me sukses. Tani ka pergatitur me nje profesionalizem te larte nje grup djemsh qe edhe Amerika do ta kishte zili - thote Raqi Qarri zevendeskomandat i forcave Ajrore nje nga personat qe ka punuar per shume vjet me Dritanin.


Kjo tregon aftesi dhe inteligjence.
Nje dite para mberritjes se djemve ne atdhe Shekulli bisedoi me Kolonelin dhe ai me miresjellje na ka treguar aq sa lejon profesioni ate cka ndodhi ne ate zone lufte keto 6 muaj me forcat speciale shqiptare Eagle 1 ose Shqiponja 1.


Kolonel Dritani ku ndodheni ne keto momente dhe si eshte gjendja aty


Ne keto momente jemi ne Kandahar. Gjendja eshte permiresuar keto 6 muaj. Por te mos harrojme qe eshte zona me e nxehte e te gjithe Afganistanit.


Si kaluan keto 6 muaj per ju dhe djemte aty


Keto 6 muaj kam pasur fatin dhe privilegjin te drejtoj nje nga kompanite e batalionit te forcave speciale ketu ne Kandahar ne luftime te perditshme padyshim djem te shkelqyer te palodhur trima dhe profesioniste ashtu sic i kane cilesuar dhe koleget amerikane me te cilet kemi qene te partnerizuar. Ata nuk mendonin qe nga ushtria shqiptare te kishte ushtarake me cilesi te tilla kaq trima dhe kaq profesioniste me te vertete kemi mesuar aq shume nga ata.


Keto 6 muaj kane qene me te vertete shume te zena me nje aktivitet te plote te perditshem dhe me shume perfitime nga ana operacionale per mua dhe repartin qe une drejtoj prej 4 vitesh. Duket me te vertete sikur kane qene vetem 6 jave.


Cili ishte momenti me i veshtire qe keni hasur gjate qendrimit aty


Ka pasur shume momente te veshtira por fatkeqesisht nuk jam i lejuar te flas ne detaje per to.


Pse ky mision cilesohet si me i veshtiri...


Ky mision ishte me i veshtiri per shume arsye se pari eshte misioni i pare qe ushtria shqiptare del ne nje mision luftimi qe pas Luftes II Boterore dhe eshte zhvilluar ne zonen me te veshtire te Afganistanit ne Kandahar e cila konsiderohet dhe pika me forte e Talebaneve. Misionet zhvilloheshin ne terrene ku nuk kane hyre trupa te koalicionit asnjehere me pare.

Ka pasur te plagosur. apo humbje jete nga djemte shqiptare


Fatmiresisht me ndihmen e Zotit dhe profesionalizmin e cunave cdo detyre dhe mision eshte vleresuar ne shkallen maksimale dhe nuk kemi pasur asnje te plagosur apo vrare.


Ishte hera e pare per ju ne Kandahar apo keni shkuar edhe me pare ne ate vend te rrezikshem


Jo nuk ishte hera e pare per mua kam qene dhe nje here tjeter perpara ketij misioni ne Kandahar kurse misioni i dyte 6-mujor sapo ka filluar me date 1 shkurt per 6 muaj te tjere dhe perbehet nga nje kompani tjeter e Batalionit te Forcave Speciale te ushtrise reparti me i mire special ne vendin tone.


Keni folur me familjen gjate kesaj kohe si e keni perjetuar ju largimin


Vetekuptohet pas kthimit nga detyra komunikimi i te gjithe pjesetareve te misionit me familjet ka qene prioritar dhe ka luajtur rolin kryesor dhe ne mbajtjen e mire te gjendjes moralo-psikologjike. Nuk kemi pasur ndonje perjetim te vecante pasi prej me se 10 vitesh jemi pothuajse cdo dite te larguar nga shtepia.


Z. Dritan cila eshte lidhja juaj me ushtrine


Kam 28 vjet ne ushtri si me thene jam rritur atje duke filluar qe 14 vjec ne shkollen ushtarake Skenderbeu ne vitin 1983. shte nje lidhje e forte qe nuk mund te zhbehet dhe ne e kemi lidhur jeten me kete profesion kaq fisnik dhe ...


Na tregoni pak si eshte nje dite e juaja normale


Dita mund te jete dhe 4 dite ne terren. Merret detyra vleresohet planezohet behet kontrolli i dijeve behen prova dhe dilet ne zbatim ne terren. Pas perfundimit te saj behet analize e detajuar ne lidhje me veprimet e mira ose per gjerat qe nuk shkuan ashtu sic duhet te shkonin ne menyre qe te mos perseriten me.


Ne Shqiperi sot do te merrni Medaljen e Arte te Shqiponjes si ndiheni per kete
Ndihem krenar per punen qe kam bere si une dhe efektivi i shkelqyer qe kam pasur nen komande por njekohesisht ndihem dhe i vleresuar per punen qe kam bere. Kete medalje sipas meje duhet ta marrin shume efektive te tjere te misionit te cilet padyshim meritojne shume me teper por dhe ata do te dekorohen nga Presidenti i Republikes Ministri i Mbrojtjes dhe Shefi i Shtabit te Pergjithshem.


Nga ana tjeter nuk mund te le papermendur perkujdesjen e drejte per drejte te Qeverise shqiptare dhe te vecante te Ministrit te Mbrojtjes i cili ne cdo moment eshte interesuar per cdo detaje ne lidhje me jetesen mbarevajtjen e misioneve sigurine e specialeve modernizimin dhe pajisjen e atyre mjeteve qe kerkon realizimi i ketyre misioneve kaq te veshtira dhe te rrezikshme kunder terroristeve qe kane nje eksperience 30-vjecare lufte pa nderprerje.


Bashkeshortja e Kolonel Demirajt Te kesh nje bashkeshort ushtarak eshte e veshtire sidomos ne rastin tim sepse Dritani leviz shume kjo gje me ka bere mua shume te forte
Esmeralda Demiraj Ditet e mia te ankthit


Nje personazh te tille si Esmeralda Demiraj mund ta keni pare... vetem ne filma. Ajo pret me ankthe tringellimen e ziles se telefonit cdo mbremje. Sa nis te flase per keto dite emocionohet dhe zeri i dridhet. Ajo dhe dy femijet Sara dhe Driloni mezi po presin te perqafojne Dritanin. Tani jane me te qete presin vetem mberritjen e avionit sot. Do te jene aty krenar per Kolonelin. Rrefimin e shkurter per Shekulli-n Eskemralda e mbyll me fjalet Do te shkoja kudo qe Tani te me kerkonte ne fund te fundit une jetoj per te dhe femijet.


Esmeralda si kane qene keto dite per ju me bashkeshortin ne mision


Ditet pa te kane qene shume te veshtira tani qe po i kujtoj lotet po me rrjedhin. Pervec veshtiresive qe kisha te perballoja cdo gje vete e te kujdesesha per dy femije te vegjel kam perjetuar dhe stresin se cmund te ndodhte me te. Ne mbremje kur flisja qetesohesha dhe flija e qete thosha kaloi dhe kjo dite ne mengjes fillonte prape ankthi dhe stresi se cdo te ndodhte diten tjeter.


Ajo eshte nje zone e rrezikshme keni pasur frike


Komunikonin pothuajse cdo nate pervec rasteve kur ai ikte me sherbim dhe nuk komunikonim per disa dite rresht kjo ishte nje tmerr per mua nuk e harroj kur Driloni djali kishte ditelindjen dhe donim te kishim nje lidhje direkte me te por nuk arritem ishte ne nje nga keto sherbimet e tmerrshme per mua.


Kur komunikonit me te cfare ju tregonte ai


Per sa i perket punes qe bente atje une e marr me mend vete ai nuk me ka treguar asgje.


Ju sa femije keni po ata si e kane perjetuar largimin e babait


Kemi dy femije nje vajze Sara 4 vjece nje djale Driloni 3 vjec. Ditet e para e kerkonin ne menyrat e veta secili djali e shprehte me nje lloj inati dhe merzie ndersa vajza me delikatese me thoshte mami sa me ka marre malli per babin dhe une qe i thosha kur te bjere bora ne mal do te vije babi se keshtu i thoshte dhe ai vete nje dite qe ra bore ne Tirane ajo me thote si spo vjen ky babi se bora ra.

shte e veshtire te kesh nje bashkeshort ushtarak


Te kesh nje bashkeshort ushtarak eshte e veshtire sidomos ne rastin tim sepse Dritani leviz shume kjo gje me ka bere mua shume te forte dhe ajo cka eshte me e bukura eshte se une jam me fat qe e kam ate dhe jam shume krenare per te.


Keni menduar ndonjehere ti shkoni nga pas ne mision


Nese do te ma kerkonte ai PO ne fund te fundit une jetoj per te dhe per femijet e mi.


Librat e kolonel Dimeraj

Koloneli Dritan Demiraj nuk ka bere vetem shkolle dhe kurse per forcen fizike por gjate kesaj kohe ka shkruar edhe nje sere librash qe jane te dobishem per shkollat ushtarake ne vend. 1. Manuali i Karates 2. Manuali i Xhudos 3. Manuali i Kick Boxit 4. Manuali i Tai Jistus vetembrojtje per Forcat Speciale dhe Komando etj. etj. jane vetem disa nga rreth 20 librat qe mbajne firmen e kolonel Dritanit.


Kandahari


Kandahari njihet si zemra e territoreve te kontrolluara nga talebane. Ky qytet eshte vendosur ne pjesen jugore te Afganistanit. Kandahari eshte qyteti i dyte me i madh ne Afganistan dhe regjimi taleban e drejtonte Afganistanin prej andej para nderhyrjes ushtarake amerikane ne vitin 2001. Kandahari eshte krahine ne te cilen forcat okupatore kane perjetuar humbje te medha duke perfshire edhe rrezimin e helikoptereve dhe sulmet ne bazat ushtarake.


fare eshte Medalja e Arte e Shqiponjes


Medalja e Arte e Shqiponjes eshte nje dekorate nderi e Republikes se Shqiperise qe u jepet qytetareve shqiptare dhe te huaj per trimeri ne luften e armatosur dhe per veprimtari ose akte te guximit qytetar ne kohe paqeje. Dekorata jepet me dekret nga Presidenti i Shqiperise. Ky urdher eshte i arte.


Jo Rinasi. Nderrohet vendi i pritjes per djemte

Dje ka ndodhur nje ndryshim i papritur per vendin e pritjes se ushtareve tane ne Afganistan. Ishte parashikuar nje ceremoni ne Rinas por ne momentin e fundit destinacioni ka nderruar. Sipas burimeve te rezervuara nga Qeveria ceremonia ku do te ishin te pranishem Berisha dhe ministri Imami do te zhvillohet jo ne Rinas por ne kryeministri. Shpresojme qe ky vendim te mos kete si arsye perdorimin e djemve per qellimet e uleta marketuese te politikes se dites.


Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›