E Diel, 1 Nëntor 2026

Depresioni vetevritet me cifte aktori Llazi Serbo

Homazhe dhe ngushellime nga Presidenti dhe kolege

Aktori i njohur korcar Llazi Serbo i ka dhene fund jetes duke u vetevrare me cifte ne banesen e tij. Ngjarja ka ndodhur gjate oreve te para te mengjesit te djeshem ne qytetin e Korces kur aktori 65-vjecar i cili vuante nga depresioni ka qelluar veten me armen e gjahut qe mbante me leje ne banese.

Ngjarja

Nga burime zyrtare policore mesohet se Llazi Serbo eshte gjetur i vetevrare nga fqinjet e tij te cilet kane degjuar krismen e armes dhe kane lajmeruar menjehere policine. Forcat e rendit kane shkuar ne vendin e ngjarjes dhe kane ngritur nje grup pune per hetimin e ceshtjes. Prane trupit eshte gjetur arma e gjahut me te cilen aktori ka kryer vetevrasjen te cilen e kishte me leje pasi ishte anetar i shoqates Gjuetaret.

Policia ka bere sekuestrimin ne cilesine e proves materiale te ciftes dhe ka marre ne pyetje fqinjet e Llazi Serbos per zbardhjen e motiveve te vetevrasjes. Sipas burimeve aktori 65-vjecar jetonte prej disa vitesh i vetem ne banesen e tij ndersa ishte duke u kuruar per semundje depresive.

Karriera

Llazi Serbo e ka nisur karrieren e tij artistike me dramen Njolla te murrme. Nje tjeter film ne te cilin Serbo ka spikatur eshte ne roli i komandantit gjerman ne filmin Nusja dhe shtetrrethimi dhe ne rolin e Kreshnik Martinit ne filmin Operacioni lsquoZjarri. Por te paharrueshme ne kujtesen e publikut shqiptar do te mbetet dhe figura e Dalanit ne filmin Yjet e neteve te gjata ne te cilin Serbo nuk ka folur asnje fjale. Per kontributin e dhene ne kinematografi dhe kulturen shqiptare 65-vjecari u vleresua me titullin Artist i Merituar.

Topi mesazh ngushellimi

Presidenti i Republikes Bamir Topi u ka drejtuar nje mesazh ngushellimi diten e djeshme familjareve te aktorit Llazi Serbo i cili u vetevra mengjesin e dites se djeshme ne qytetin e tij te lindjes. Ne mesazhin e tij Kreu i Shtetit shqiptar shprehet se Aktori i shquar i Teatrit te Korces dhe kinematografise shqiptare Llazi Serbo do te mbetet pergjithmone i skalitur ne kujtesen e teleshikuesve dhe artdashesve shqiptare me talentin e tij te paperseritshem aktorial si dhe me vecantine e botes se tij te brendshme artistike ne portretizimin e rreth njeqind roleve dhe vlerat e rralla njerezore qe rrezatonte.

Aktorja Rajmonda Bulku

Te prekur kane mbetur edhe koleget e aktorit Llazi Serbo dhe ne vecanti ata qe kane luajtur ne filma perkrah tij. Ne nje interviste dhene per nje televizion shqiptar aktorja dhe deputetja e Partise Demokratike Rajmonda Bulku ka thene se Llazi Serbo nuk eshte vrare per arsye ekonomike por them se kjo ka te beje me shume me natyren e tij te vecante kishte nje karakter te vecante. Me tej Bulku ka shtuar se Llazi ishte skulptor ishte muzikant artist i kompletuar. Njeri i thjeshte pa komplekse. Ndiej dhimbje per humbjen e tij. Aktorja e njohur e skenave shqiptare ka luajtur ne nje film perkrah 65-vjecarit i cili i dha fund jetes tragjikisht.

Rolet ne filma

Kush vdes ne kembe 1984 Yjet e neteve te gjata 1972 Nusja dhe shtetrrethimi1978 Operacioni Zjarri 1973 Asgje nuk harrohet 1985 Tre njerez me guna 1985 Dasma e shtyre 1984 Gracka 1983

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›