Gërdeci, më 6 mars gjykata vendos për 29 të pandehurit
TIRANË- Pas një maratone të gjatë gjyqësore është mbyllur sot në Gjykatën e Tiranës shqyrtimi gjyqësor për dosjen Gërdeci. Trupi gjykues i kryesuar nga Ridvan Hado do të japë më 26 mars vendimin për 29 të pandehurit e akuzuar për tragjedinë e Gërdecit, ku humbën jetën 26 persona, mbi 300 të tjerë u plagosën si dhe u dëmtuan shumë banesa e biznese.
Në seancën e sotme ka qënë kreu i kompanisë Alba Demil, Mihal Delijorgji, ai që ka bërë mbrojtjen para trupit gjykuese duke pretenduar pushimin e cështjes penale dhe heqjen e sekuestros konservative ndaj pasurive e llogaive bankare të tij. Vetë Delijorgji nuk ka qenë i pranishëm në sallë, ndërsa është mbrojtur nga avokati i tij Gëzim Veleshnja.
Në përfundim të seancës, prokurorët e cështjes Genci Qano, Petrit Bica, Altin Dumani dhe Marjeta Zaimi deklaruan se i qendrojnë kërkesës së tyre për dënimin e të pandehurve të vënë nën akuzë për vrasje massive dhe shpërdorim detyre.
Pjesa më e madhe e të pandehurve në dosjen Gërdeci janë ish funksionarë të lartë të ministrisë së Mbrojtjes dhe ushtrisë. Organi i akuzës ka kërkuar burgim të përjetshëm për ish drjetorin e MEICO-s Ylli Pinari, për pronarin e kompanisë Alba Demil Mihal Delijorgji si edhe për administratorin e kompanisë së demontimit në Gërdec Dritan Minxhollin. Ndërsa 8 vite burg janë kërkuar për ish-shefin e Shtabit të ushtrisë Luan Hoxha dhe 23 vite burg për Sokol Ngjecin.
Kështu pasi dëgjoi pretendimet e palës mbrojtëse gjykata ka vendosur të japë më 6 mars fjalë ne saj të fundit për dosjen Gërdeci. Data përkon 1 javë para 4 vjetorit të tragjedisë së 15 marsit në Gërdec.
(ma.ar/News24/BalkanWeb) Lidhje te tjera VIDEO: Gërdeci, më 6 mars gjykata vendos për 29 të pandehurit