E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vlorë, arrestohet 38-vjeçari, vodhi me armë një menaxher

Operacioni i koduar “Euromax”, përfundoi me arrestimin e shtetasit Shkëlqim Bërdëllima, 38-vjeç, banues në lagjen “24 maj”.

Nga kontrolli i ushtruar në banesën e këtij shtetasi janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 8 copë kasetofona për automjete; 4 celularë të markave të ndryshëm dhe 1 motor 49 cc pa targa  të cilat dyshohet se janë të vjedhura. Dokumentimi i aktiviteti kriminal i shtetasit të mësipërm është bërë i mundur falë hetimeve intensive 2 javore nga strukturat Kundër Krimeve të Rënda në  Drejtorinë e Policisë së Qarkut Vlorë në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Vlorë.

“Gjithashtu theksojmë se dhe arrestimi i këtij shtetasi është bërë nga efektivat e Drejtorisë së Qarkut Vlorë të mbështetura edhe nga forca speciale të ardhura nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit për arrestimin e personave me rrezikshmëri të theksuar kriminale”, thekson komunikata.  Ngjarja ndodhi më 6 shkurt, kur shtetasi Bërdëllima i mori me armë menaxherit të supermarket “EUROMAX” shtetasit A. L.,  në lagjen “Pavarësia” Vlorë  580 mijë lekë të reja dhe është larguar menjëherë. /Start/

                                                                                             2012-02-20 10:48
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›