Vlorë, policia ndalon dy afganë në port, ishin nisur për në Itali
VLORE - Policia e Vlorës ndaloi dy shtetas afganë të cilët po tentonin të udhëtonin drejt Italisë në mënyrë të jashtëligjshme.
Mësohet se shtetasit afganë janë arrestuar nga policia kufitare e Vlorës, teksa ishin fshehur në pjesën e poshtme të një autobusi pasagjerësh që priste të futej në traget.
Arrestimi i tyre u krye paraditen e sotme në portin e Vlorës, ndërkohë që po hetohet për personat që mund t’i kenë ndihmuar. Dy të ndaluarit mendohet se kanë hyrë nga Greqia, me qëllim emigrimin e tyre në Itali.
(er.nu/BalkanWeb)