Kryeministri Berisha pret drejtorin rajonal të NDI-së
TIRANE - Kryeministri Berisha priti sot në një takim drejtorin rajonal për Evropën Qendrore dhe Lindore të Institutit Demokratik Ndërkombëtar, Robert Benjamin.
Kryeministri Berisha e falënderoi zotin Benjamin për bashkëpunimin e ndërtuar gjatë këtyre 20 viteve të fundit me NDI, si dhe për mbështetjen që ky institucion i ka dhënë Shqipërisë gjatë gjithë kësaj periudhe, në përpjekjet e saj për konsolidimin e demokracisë, shtetit ligjor dhe një shoqërie të lirë e të hapur, bazuar mbi tregun e lirë.
Ndërkaq zoti Benjamin e informoi kryeministrin Berisha për projektet në të cilat është përfshirë NDI në Shqipëri, siç është ai i promovimit të mëtejshëm të barazisë gjinore, apo përmirësimit të kuadrit ligjor, të lidhur me reformën zgjedhore, etj.
(er.nu/BalkanWeb)