Lehtësohen procedurat e regjistrimit të automjeteve
Megjithatë, automjeti do të kontrollohet edhe nga Interpoli nëse i vjedhur apo jo. Ministria e Transporteve ka bërë të ditur udhëzimin e ri për dokumentet e qarkullimit dhe të regjistrimit të mjeteve rrugore me motor, i cili ka hyrë në fuqi këto ditë.
Çdo gjë tashmë do të bëhet në mënyrë elektronike dhe punonjësi i Drejtorisë së Shërbimit të Transportit Rrugor, sheh online të gjitha dokumentet e tjera të nevojshme për një person të interesuar, siç është vërtetimi i banesës, nipti i regjistrimit si biznes etj. "Regjistrimi manual i automjeteve kishte kosto të lartë, ku për shkak të gabimeve njerëzore rezultojnë 70 mijë raste problematike", thotë drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit të Transportit Rrugor, Arben Pinari.
Ai shton se një tjetër risi e këtij udhëzimi është se para aplikimit për regjistrim, mjetit i bëhet kontrolli nga Interpoli, që nxjerr të gjitha të dhënat, duke u ofruar qytetarëve siguri se mjeti i tyre nuk është i vjedhur. Udhëzimi i hap rrugën regjistrimit elektronik të mjeteve.
Pra, në momentin që një automjet importohet, mjafton që në database të futet numri i shasisë dhe për këtë mjet dalin të gjitha të dhënat, marka, ngjyra, shit-blerjet, si dhe kalimi nëpër pika kufitare. Po ashtu, sipas udhëzimit, të gjitha mjetet që shiten pas datës 13 shkurt, dhe që janë me targat të vjetra, e kanë të detyrueshme pajisjen me targat e reja. /Start/
2012-02-20 12:25