E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ne arrati pas plagosjes, arrestohet 27-vjecari

DURRES- Arratia disa mujore e 27-vjecarit, Elton Nikocaj nga qyteti i Durresit ka perfunduar mbremjen e djeshme rreth ores 23:30 minuta, duke u arrestuar nga forcat e rendit. Ndalimi i Nikocaj u be i mundur ne saje te nje pune te mire organizuar nga ana e sherbimeve te Komisariatit te Policise Durres, ku pas marrjes, verifikimit dhe saktesimit te informacioneve per vendndodhjen mundesuan. Sipas burimeve mesohet se 27-vjecari u vu ne pranga ne nje lokal ne lagjen nr.3 te qytetit te Durresit. Nikocaj ishte shpallur ne kerkim, pasi Gjykata e Shkalles se Pare me daten 10 nentor te vitit 2008, ka caktuar ne ngarkim te tij masen e sigurise "arrest me burg" per vepren penale te "vrasjes mbetur ne tentative". Ngjarja per te cilen akuzohet i riu ka ndodhur me daten 31 mars te vitit te kaluar. Elton Nikocaj ne lagjen numer 11 Durres per motive te dobeta ka tentuar te vrase me thike shtetasin Orges Avdyli. Qe prej asaj kohe 27-vjecari ishte shpallur person ne kerkim. E.Arapi


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›