Shoket e 18-vjecarit Danaj, kerkojne drejtesi
VLORE- Kater dite pas vrasjes se Armir Danaj, 18-vjecari qe u qellua me thike ne zemer pas nje sherri per nje femer, shoket e shkolles se tij zilen e fundit e shnderruan ne nje tubim ne kujtim dhe nder te tij. Shume maturante te shkolles "Ali Demi", te shoqeruar edhe nga nxenes dhe mesues te tjere te kesaj shkolle, kane marshuar mes lotesh nga shkolla deri te baneses se Armir Danaj, te veshur me bluza ku ishte stampuar fotoja e maturantit te vrare. Shoket e klases dhe te tjere bashkemoshatare te Danajt kane kerkuar qe drejtesia te vihet ne vend. Ata kane kerkuar qe pervec autorit te arrestuar te denohet maksimalisht dhe nxitesja e krimit, qe eshte e ema e vajzes per te cilen u konfliktuan dy te rinjte. Edhe xhaxhai i Armirit, duke folur para mediave, tha se kerkojne nga drejtesia te jape denim maksimal per pergjegjesit e ketij krimi te rende, qe preu ne mes jeten e 18- vjecarit Danaj, ndersa nga ana tjeter iu beri thirrje qytetareve dhe mbare opinionit te denojne rende te tilla krime, qe mund te prekin familjen e gjithe kujt nga papergjegjshmeria e njerezve qe duhen denuar. E ndersa maturantet tubonin ne marshin e loteve, Arsi Dajlani, i dyshuari kryesor per vrasjen e 18 vjecarit, do te qendroje ne qeli deri ne perfundim te hetimeve te tij. Ai akuzohet per vepren penale te "vrasjes me paramendim", ndersa mamaja e te dashures se tij, e cila nga te gjitha palet shihet si nxitese e ketij krimi merret vazhdimisht nga blute ne pyetje, por ende nuk eshte marre asnje mase ndaj saj. O. Hila
Vrasja
Ngjarja ka ndodhur kater dite me pare me nje goditje ne zemer. Gjate deklarimeve para oficereve te policise gjyqesore, Dajlani ka shpjeguar se ai nuk kishe pasur per qellim qe te vriste, por thjesht ta trembte te riun.
Vrasja
Ngjarja ka ndodhur kater dite me pare me nje goditje ne zemer. Gjate deklarimeve para oficereve te policise gjyqesore, Dajlani ka shpjeguar se ai nuk kishe pasur per qellim qe te vriste, por thjesht ta trembte te riun.