Aksidentohet per vdekje 52-vjecari
Korce- Nje 52 vjecar nga fshati Libonik i Korces eshte aksidentuar me vdekje teksa ishte duke udhetuar ne rrugen e Korce-Qafe Plloce. Selim Osmani, eshte gjetur ne oret e para te mengjesit te djeshem nga kalimtare te rastit. Burime te policise bejne te ditur se aksidenti mendohet se ka ndodhur ne oret e vona te nates ne afersi te fshatit Biranj. Policia tha se 52-vjecari, sipas policise, ka qene duke kaluar kur eshte perplasur per vdekje nga nje automjet. Pas aksidentit, autori i ngjarjes se bashku me automjetin e tij eshte larguar nga vendi i ngjarjes. Policia ka shkuar ne vendin e aksidentit, ku edhe ka ngritur skemen e ngjarjes. Sipas burimeve dyshohet se viktima ne momentin qe eshte perplasur, dyshohet te kete zbritur nga ndonje automjet. Identifikimin e bene pjesetaret e familjes ne morgun e Spitalit te Korces. Policia eshte duke punuar per gjetjen e autorit te kesaj ngjarjeje. Nderkohe qe materialet i kaluan per hetimeve prokurorise se Korces. D.Zisi