I pret damaret gruas, per xhelozi
FIER- Nje 44-vjecar ka rrahur barbarisht bashkeshorten e tij dhe me pas i ka prere asaj damaret e duarve. Elmaz Zoto, mesohet te jete larguar menjehere nga banesa, por pas pendeses eshte kthyer serish ne banese, ku edhe eshte prangosur nga policia, e cila ishte lajmeruar nga fqinjet. Bashkeshortja e 44-vjecarit eshte derguar menjehere ne repartin e kirurgjise ne Fier, ku ndodhet ne gjendje te rende per jeten.
Ngjarja
Ngjarja mesohet se ka ndodhur rreth ores 17:00 ne vendin e quajtur "Vija e Ngjales" ne lagjen "Sheq i madh", te qytetit te Fierit, ne banesen e 44-vjecarit Elmaz Zoto. Burime nga policia bene te ditur se Zoto ishte xheloz dhe dyshonte tek bashkeshortja e tij. Dje, ne krahasim me ditet e tjera, Zoto eshte kthyer ne banese pak me heret se ditet e tjera.
Burimet nga policia kane shpjeguar se sapo 44-vjecari eshte futur ne banese, ka nisur qe t'u ulerase bashkeshortes. Me pas, mesohet se Zoto, pasi nuk ka duruar dot kundershtimet e saj, ka nisur ta qelloje e ta shaje. Por gjithcka nuk ka mbetur me kaq. Policia tregoi se 44-vjecari e ka terhequr ate zvarre ne aneksin e shtepise, ku me pas ka marre thiken dhe i ka prere damaret e duarve. Menjehere pas kesaj ngjarjeje ai eshte larguar nga banesa duke e lene ate mes nje pellgu gjaku. Mesa duket, i penduar per veprimin e kryer, 44-vjecari pas 30 minutash eshte rikthyer serish per ne banese, ku edhe eshte vene ne pranga.
Arrestimi
Burimet nga policia pohuan dje per gazeten "KJ" se, fqinjet e ciftit, pasi kane degjuar te bertiturat e bashkeshortes se Zotos, Suzanes dhe kur kane pare 44-vjecarin, duke u larguar, jane futur ne banese ku edhe kane pare 37 vjecaren te gjakosur. Mesohet se fqinjet e kane shpene ate ne Spitalin Rajonal te Fierit, per t'i dhene ndihmen e menjehershme. Ndersa nga ana tjeter fqinjet kane lajmeruar edhe policine e cila ka shkuar menjehere ne vendngjarje. Zoto i cili ishte duke u kthyer ne banese, eshte vene ne pranga nga forcat e policise. Gjate marrjes ne pyetje, te afermit e ciftit, te cilet kane pohuar se 44 vjecari donte te vriste gruan, pasi ishte bere xheloz per te.
Gjendja
Bluzat e bardha te repartit Kirurgjikal ne Fier pohuar se 37-vjecarja Zoto ka mberritur ne gjendje te rende shendetesore pasi kishte humbur gjak per shkak te hemorragjise. Sipas burimeve nga spitali 37-vjecares i jane kryer te gjitha veprimet mjekesore dhe eshte ne gjendje te rende ne sallen e Reaminacionit te Spitalit Rajonal Fier. Oficeret e policise gjyqesore kane shkuar per ta marre ne pyetje ne lidhje me ngjarjen, por 37 vjecarja nuk mund te flase.
Akuza
Elmaz Zoto, 44-vjec, akuzohet nga policia per vepren penale te "vrasjes se mbetur ne tentative", te bashkeshortes se tij. Zoto do te merret ne pyetje nga grupi hetimor, ne lidhje me rrethanat qe ka ndodhur ngjarja.
Motivi
Sipas te dhenave te para hetimore, mesohet se shkak i kesaj zenke mes ciftit, i cili me pas ka kaluar edhe ne prerjen e damareve te 37 vjecares, ka qene per motive te xhelozise. Zoto dyshonte te bashkeshortja e tij, me te cilen ka dy femije.
Xhemil Beharaj