E Shtunë, 31 Tetor 2026

Thaçi afrohet me AAK-në

 Heshtja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) gjatë muajve të fundit në raport me veprimet e Qeverisë së Kosovës, duket se nuk është e rastësishme.

Udhëheqësit e partisë opozitare, që në të kaluarën ishin shumë të zhurmshëm dhe kritikë ndaj formës se si qeverisej Kosova, kanë nisur negociatat me kryeministrin Hashim Thaçi për mundësinë që pas zgjedhjeve të ardhshme së bashku të hyjnë në koalicion qeverisës.

Përfaqësuesit e dy subjekteve politike, kohët e fundit janë duke u takuar fshehurazi nëpër vende të ndryshme. Burime brenda AAK-së i kanë treguar Zërit se kryeministri Thaçi është shumë i interesuar që ti zbusë raportet me këtë parti opozitare dhe se ai është
duke punuar vazhdimisht që tua mbushë mendjen të fortëve të Aleancës që në të ardhmen së bashku ta ndajnë pushtetin.

Janë takuar disa herë, kryesisht në restorante. Në takime nga ne kanë qenë Blerim Shala
dhe Daut Haradinaj. Kryeministri u ka ofruar atyre që nëse kthehet Ramushi nga Haga të bëjnë koalicion pas zgjedhjeve. Blerim Shala e Daut Haradinaj janë takuar disa herë kohëve të fundit me Hashim Thaçin, ku kanë diskutuar për mundësinë e një koalicioni të ardhshëm PDK – AAK.

Sipas këtyre pohimeve, Thaçi pretendon të marrë postin e presidentit, kurse AAK-së ti jepet Kryeministria.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›