E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kosovë, nis sot dhënia e pasaportave biometrike

Ceremonia e dhënies së pasaportave të para biometrike në Kosovë do të mbahet sot, në orën 14:30, në objektin e Ministrisë së Punëve të Brendshme, bën të  ditur kjo ministri.
Është paralajmëruar se në këtë akt të rëndësishëm për qytetarët e vendit do të marrë pesë edhe kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi. Përveç ministrit të Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi, po ashtu do të jenë të pranishëm edhe përfaqësues të Zyrës Ndërlidhëse të Komisionit Evropian në Kosovë, ambasadorët e akredituar në Kosovë dhe përfaqësues të institucioneve të tjera vendore dhe ndërkombëtare.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›