E Shtunë, 31 Tetor 2026

Afganistan, shqiptarja viktimë e sulmit kamikaz

 Një shtetase kosovare ka humbur jetën në Kabul si pasojë e një sulmi vetëvrasës të kryengritësve talebanë ndaj një autobusi që po transportonte ushtarë amerikanë, ku mbetën të vdekur edhe nëntë ushtarë amerikanë, dy civilë britanikë dhe një ushtar kanadez.

Sipas gazetës Koha Ditore, identiteti i viktimës është Zylfie Bytyçi nga Ferizaj, e cila deri në vitin e kaluar ka punuar në kampin Bondstill, kurse pastaj ka shkuar për të punuar në Afganistan nëpërmjet një firme amerikane.

Sipas informatave që i janë dhënë familjes, trupi i Zylfies do të dërgohet në Ferizaj brenda 7-10 ditëve të ardhshme.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›