E Diel, 1 Nëntor 2026

Gërdeci në Apel, Gjyqtarët të tërhiqen nëse svendosin drejtësi

Tiranë- Vendimi i çështjes ‘Gërdeci’, i dhënë më 12 Mars për 29 të pandehurit e tragjedisë, ka lënë të pakënaqur familjarët e viktimave të cilët vijojnë dhe kërkojnë drejtësinë e munguar.

Ditën e sotme Shoqata e Familjarëve Viktimave të Shpërthimit, Gërdec dorëzoi peticionin pranë Gjykatës së Apelit.

Zamira Durda, gruaja që humbi djalin e saj 6-vjeçar në shpërthimin e Marsit 2008 kërkoi që gjyqtarët e çështjes në Apel të tërhiqen nëse ato s’do jenë të aftë të vendosin drejtësi.

‘Nga Gjykata e Apelit nuk pres ndonjë gjë kushedi të madhe veç vendimit që dha Gjykata e Shkallës së Parë, por do tu kujtoja gjyqtarëve të Gjykatës së Apelit se kujdo që t’i bjerë shorti të vendosin për drejtësinë. Nëqoftëse s’janë të aftë të vendosin drejtësi të tërhiqen që në fillim’- tha Durda.

Familjarët e viktimave kërkojnë nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë që të sqarohen paqartësitë e procesit si dhe të zbardhet e plotë dosja.

Pak ditë më parë 41 organizata të shoqërisë civile  vendimi i dhënë nga Gjykata për tragjedinë e Gërdecit ishte i padrejtë, dhe për këtë arsye kanë nënshkruar një peticion ku i drejtohet Gjykatës së Tiranës, asaj të Apelit edhe Prokurorisë. Në peticion thuhet se çështja e Gërdecit ishte një maratonë seancash dhe nuk morën dënimin emerituar shkaktarët e tragjedisë.

Ndërsa më tej oragnizatat kanë hartuar disa pika që kushtetuta i detyron organet përkatëse t’i zbatojnë:

1. Gjykata e Tiranës të zbardhë pa vonesë vendimin e plotë me qëllim për të mundësuar apelimin nga Prokuroria e Përgjithshme brenda afatit ligjor prej 10 ditësh.
2. Prokuroria ta çojë deri në fund, në përputhje me sa dikton ligji, këtë proçes që përfshin interesin e të gjithëve.
3. Gjykata e Apelit Tiranë të trajtojë me precedencë absolute ngjarjen e Gërdecit. Në vendimin e saj të tregojë seriozitetin dhe profesionalizmin e domosdoshëm në trajtimin e çdo kërkese nga ana e institucionit të Prokurorisë.
4. Këshilli i Lartë i Drejtësisë të monitorojë dhe vlerësojë punën e deritanishme të gjyqtarëve dhe të ndërhyjë për qartësimin e pikave ende të ërrëta të këtij procesi tejet të zgjatur.
5. Institucionet shtetërore të lartpërmendura të trajtojnë pa vonesë dhe brenda kompetencave të veta çdo kërkesë legjitime të familjarëve të viktimave të Gërdecit.
6. Ministri i Drejtësisë në bashkëpunim me Ministrin e Financave, dhe Gjykatën e Tiranës të marrin masat përkatëse për të përjashtuar familjarët e viktimave të Gërdecit nga detyrimi për pagimin e taksës gjyqësore, duke u garantuar kështu aksesin në gjykatë dhe në drejtësi.

Gjykata e Tiranës ka vendosur masën e dënimit me 18 vite burg për ish-drejtorin e Meicos, Ylli Pinarin, për të cilin prokuroria kishte kërkuar dënim të përjetshëm. Duke rrëzuar akuzat për vrasje në rrethana të tjera cilësuese. Po ashtu Gjykata ka rrëzuar kërkesën për burgim të përjetshëm për presidentin e Alba Demil, Mihal Delijorgjin duke e dënuar atë me vetëm 10 vite burg. Ndërkaq ai smund të drejtojë asnjë kompani gjatë këtyrë viteve si dhe sekuestroja mbi pasurinë e tij do qëndrojë në fuqi derisa të përfundojnë paditë civile mbi të. Ndërkaq Dritan Minxholli, administratori i kompanisë së demontimit në Gërdec, u dënua me 18 vite burg, nga burgim i përjetshëm që kërkoi prokuroria.

Gjykata e Tiranës dënoi me 6 vjet burg ish-shefin e Shtabit të Ushtrisë Luan Hoxhën dhe 4 vite ndalim të ushtrimit të funksioneve shtetërore dhe me 10 vjet burgim Sokol Ngjecin. Të akuzuarit e tjerë Ardian Mullai dhe Agim Lala u shpallen të pafajshëm. Teksa pjesa tjetër e të pandehurve u dënua me gjobë dhe burgime deri në 1 vit heqje lirie.


No related posts.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›