E Shtunë, 31 Tetor 2026

Problemi me pronen shtate gra ne tarrace te pallatit

Çështja e pronës dhe problemet që e shoqërojnë atë kanë sjellë sot një situatë jo të zakontë. Kështu, shtatë gra, për shkak të mosmarrjes së kompensimit për shtëpitë e prishura në zonën e “Unazës së Re” në Tiranë, kanë hypur që në orën 8:00 të mëngjesit të sotëm në katin e 10-të të ndërtesës nga ku kërcënojnë se do hidhen.

Për orë me rradhë, gratë qëndrojnë në tarracë të ndërtesës, në pritje të një përgjigje nga pronari i pallatit, të cilit i kërkojnë kompensimin e truallit, ku është ngritur pallati. Zonjat pretendojnë se më herët kanë rënë dakort me pronarin e pallatit në ndërtim, që të t'iu kompensohej trualli me apartamente, por mosmarrëveshja për apartamentet që do merrnin si kompensim ka nxitur ato të ndërmarrin një iniciativë të tillë.

Policia dhe forcat RENEA-s ka nisur negociatat me të afërmit e grave për t'i zbritur. 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›