E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aksidentoi minorenin, në kërkim nga policia shoferi

Rezulton se 9-vjeçari A.G ka qenë duke ecur përgjatë rrugës automobilistike dhe në momentin kur ka tentuar të kalojë nga njëri krah në anën tjetër të saj, është aksidentuar nga një automjet i pa identifikuar 

DURRËS - Një 9-vjeçar nga Durrësi vazhdon të jetë në gjendje kritike për jetën në Spitalin Ushtarak në Tiranë pasi u aksidentua nga një automjet, ndërkohë që policia është vënë në kërkim të drejtuesit të makinës që u largua nga vendi i ngjarjes. Sipas policisë, ngjarja ndodhi në orën 21:00 të datës 29 qershor, rreth orës 21.00, në rrugën automobilistike që kalon pranë fshatit Shkallnuer në rrethin e Durrësit. Nga veprimet e para hetimore, rezulton se 9-vjeçari A.G ka qenë duke ecur përgjatë rrugës automobilistike dhe në momentin kur ka tentuar të kalojë nga njëri krah në anën tjetër të saj, është aksidentuar nga një automjet i pa identifikuar që po lëvizte me shpejtësi. Pas aksidentit drejtuesi është larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes. Fëmija është ndihmuar nga kalimtarët e rastit, të cilët e kanë dërguar në spitalin rajonal të Durrësit, ku pasi i është dhënë ndihma e parë, është dërguar në Spitalin Ushtarak të Tiranës. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›