“Gërdeci, një arsye më shumë që të futemi në NATO”
• Ngjarja e Gërdecit duhet të shërbejë si një arsye më shumë përse Shqipëria duhet të marrë ftesën për në NATO.
Ish-kryetari dhe një nga themeluesit e PD-së, Eduard Selami, flet në një intervistë për "Zërin e Amerikës" lidhur me Samitin e Bukureshtit, tragjedinë e Gërdecit dhe luftën kundër korrupsionit, për të cilën thotë se ka ardhur koha që nga qëndrimet në foltore të kalohet në zbatimin e ligjit.
Në një artikull të botuar në "New York Times" implikohet Shqipëria për tregtinë e armëve që bënte Pentagoni për t'i çuar në Afganistan. Pjesa që flet për Shqipërinë e paraqet vendin si një vend ku korrupsioni dëmtoi. Sa e dëmtojnë këto ngjarje imazhin e vendit, kur dihet që Shqipëria është në prag të marrjes së ftesës së anëtarësimit në NATO.
Është e drejtë. Duke jetuar këtu jam një lexues i rregullt i "New York Times" dhe patjetër që e ndoqa me shqetësim dhe, patjetër që dalja e Shqipërisë në "New York Times" është një rast i rrallë dhe kur del në një dritë të tillë është diçka që është e dëmshme për të gjithë. Në këtë pikë unë mendoj që tragjedia e Gërdecit është patjetër një tragjedi, e cila do të ndikojë për një farë mase. Por nga ana tjetër unë dua të them se, tragjedia e Gërdecit si rrallë ngjarje në Shqipëri mban në vetvete një lidhje të veçantë midis të kaluarës në Shqipëri, të tashmes dhe të ardhmes. Sepse në fund të fundit, Shqipëria është e përfshirë në një tranzicion të gjatë dhe po përpiqet që të ndahet me çdo kusht nga e kaluara dhe fatkeqësisht e kaluara e gjatë komuniste akoma vret. Unë nuk dua të largoj përgjegjësitë e sotme dhe shikohet me një farë maturimi që kjo përgjegjësi askush nuk i është shmangur dhe është interesi i të gjithëve që këto gjëra të dalin në dritë. Unë mendoj që lufta kundër korrupsionit, e cila solli në pushtet Partinë Demokratike, ka arritur në një pikë kur duhet të kalohet nga deklarimet, si të thuash publike dhe fjalimet në foltore, në drejtim të rrugës së shtetit ligjor. Dhe kjo shkon paralelisht me forcimin e shtetit ligjor.
Shqipëria pritet të marrë ftesën pas dy ditësh për t'u anëtarësuar në NATO. Megjithatë kjo ftesë, ky anëtarësim, nëse ndodh, mban në vetvete përgjegjësi shumë të larta për vendin. A do të jetë Shqipëria e aftë të realizojë këto reforma në kohën e duhur, që ngjarje të tilla të mos përsëriten më?
Shqetësimi është i drejtë dhe unë mendoj se Gërdeci është një arsye më shumë që Shqipëria të pranohet në NATO dhe unë kam besim dhe shpresë që Shqipëria do të pranohet. Dhe për mendimin tim personal, Shqipëria e meriton ftesën në NATO. Shqipëria ka qenë nga vendet e para të bllokut ish-komunist që bëri kërkesë në 1992 për t'u pranuar në NATO. Shqipëria është futur në rrugën e reformave. Asgjë nuk është e përsosur. Ky është një proces i gjatë, por unë mendoj që ftesa që do të marrë Shqipëria për në NATO është një vlerësim për punën që ka bërë qeveria, pavarësisht nga të metat që janë, për kontributin e saj në paqen dhe stabilitetin rajonal, për kontributin e saj në luftën kundër terrorizmit. Njëkohësisht është një vlerësim për angazhimin e saj në drejtim të reformës. Nga ana tjetër, mendoj se kjo ftesë do të jetë një vlerësim edhe për rolin e opozitës, e cila duhet përshëndetur. Megjithatë një ngjarje kaq tragjike i ka ndarë disa gjëra dhe po mban qëndrim konstruktiv. Pra, nga njëra anë kërkon me të drejtë që t'i shkohet deri në fund, të forcohet shteti ligjor, por ka shprehur në mënyrë të qartë angazhimin e saj për këtë anëtarësim, dhe ky është një fakt që nuk ndodh shpesh.
Është nga herët e para kur pozita dhe opozita po bashkëpunojnë, kanë ndarë luftën politike nga interesat e vendit?
Është e drejtë dhe kalon përmes proceseve. Nuk them se është e para. Ka pasur, por më tepër ka qenë sporadike. Por ky është një moment shumë kyç. Të mos harrojmë që çështja shqiptare mbase është në ditët më të mira të saj: pavarësia e Kosovës ndodhi jo shumë kohë më parë dhe kjo është një arritje jashtëzakonisht e madhe për çështjen kombëtare në tërësi. Ne po presim anëtarësimin në NATO dhe me shpresën që do ta marrim ftesën. Pra, çështja shqiptare është në ditët e saj më të mira dhe unë mendoj se është në nderin e klasës politike shqiptare për t'i ndarë këto gjëra dhe të bashkëpunojë për të ecur në një drejtim tjetër. Më e rëndësishme për anëtarësimin në NATO është një vlerësim që do t'i bëhet popullit shqiptar, i cili ka vuajtur shumë, megjithëse kanë qenë nën presionin e jashtëzakonshëm helmues të propagandës komuniste, asnjëherë nuk e ka humbur besimin dhe dashurinë për perëndimin. Kjo u manifestua në takimin që bëri atëherë Bejker, i cili i hapi shumë rrugë Shqipërisë. Pra, një vend i cili ishte demonizuar për një kohë të gjatë, u pa. Nuk ishte organizuar prej nesh. Ne ishim liderë dhe njëkohësisht, në radhët e para, që së bashku me të gjithë njerëzit e thjeshtë entuziazmoheshim nga kjo dhe shprehnim dashurinë për këtë vend, dashurinë për vendet perëndimore, të cilat unë mendoj që janë në themel të kësaj ftese që Shqipëria e meriton.
Shqipëria është rreshtuar në krahun e forcave të perëndimit. Kosova po ashtu, në të njëjtën kohë, ka marrë mbështetjen kryesore të vendeve perëndimore, por gjithsesi, për shqiptarin e thjeshtë që jeton në Shqipëri sot: ku dritat ikin dhe vijnë, ka shumë mungesa, burokraci e korrupsion. Sa të aftë do të jenë sot zyrtarët në Shqipëri, qeveria por edhe opozita, vërtet të bëjnë përpjekje të dalin nga kjo gjendje në të cilën Shqipëria po përpëlitet prej ndoshta 20 vjetësh?
Unë mendoj se anëtarësimi në NATO do ta ndajë përfundimisht Shqipërinë nga periudha e gjatë dhe e dhimbshme, shpeshherë tragjike e tranzicionit. Unë nuk kam mendimin që menjëherë me anëtarësimin gjithçka do të marrë fund, por është padiskutim një nga momentet më kryesore që kur të kthejmë kokën mbrapa do të shohim, që aty do të marrë një përshpejtim procesi dhe reformimi, dalja nga periudha e tranzicionit në Shqipëri. Ka një pikë kritike kudo dhe nganjëherë, gati-gati, edhe Gërdeci tregon se, duket sikur gjërat janë vendosur në një mënyrë.....këtu ne jemi. Duhet të festojmë pavarësinë e Kosovës plotësisht të merituar, duhet të festojmë faktin që udhëheqja e Kosovës dhe populli i Kosovës po tregon një nivel shumë të lartë, që do ta kishte zili çdo shoqëri e emancipuar perëndimore dhe nga ana tjetër ndalemi në një tragjedi siç është Gërdeci, dhe presim një ftesë pa u mbushur muaji. Në këtë pikë unë mendoj se kjo vërtet është një arsye më shumë dhe unë mendoj se Shqipëria e meriton për ato arsye që thashë. Kjo ka për ta lehtësuar dhe ka për ta përshpejtuar dhe luftën kundër korrupsionit.
Rama: Në shesh, “Pro NATO-s, Jo Berishës”
Kreu socialist Edi Rama anunçoi dje manifestimin e radhës të së majtës kundër Kryeministrit Sali Berisha. Ai ftoi të gjithë qytetarët e Tiranës të manifestojnë të premten, një ditë pas marrjes së ftesës për në NATO, për ta festuar këtë ngjarje të madhe, por në të njëjtën kohë për të protestuar kundër Kryeministrit Berisha. "Pro NATO-s, Jo Berishës!", është slogani me të cilin socialistët dhe opozita do të dalë të premten në sheshin "Skënderbej". Por ndryshe nga herët e tjera, socialistët kanë menduar që këtë manifestim ta konceptojnë si një koncert të madh në sheshin kryesor të vendit, por duke kërkuar largimin e kryeministrit shqiptar nga drejtimi i ekzekutivit. Edi Rama tha se, "në manifestimin e së premtes, qytetarët shqiptarë do të shprehin bindjen konsensuale të këtij populli për përkatësinë tonë të natyrshme, në familjen e popujve aleatë të rreshtuar në NATO, si dhe kërkesën për dorëheqjen e kryeministrit dhe zbardhjen deri në fund të ngjarjes së Gërdecit". "Ne socialistët shqiptarë i përgjigjemi pozitivisht kërkesës së mijëra qytetarëve dhe qytetareve shqiptare për organizimin e një manifestimi të madh në sheshin 'Skënderbej', të premten e kësaj jave, për të shprehur vullnetin e palëkundur qytetar, që të ecim në rrugën e së ardhmes sonë në NATO dhe njëkohësisht vullnetin po aq të palëkundur për t'u ndarë nga kjo qeveri e politikës së vjetër, të së shkuarës e drejtuar prej njeriut, që duhet të japë dorëheqjen dhe të lëshojë imunitetin e tij si përgjegjës për tragjedinë e Gërdecit dhe për skandalin e trafikut të armëve", tha Rama.