“Gazetarit te NY Times i rrembyen kaseten kur po me intervistonte”
• Kasetën gazetarit të “New York Times”, ia morën gjatë kohës që më intervistonte mua.
Ilir Babaramo
Kosta Trebicka, njeriu që zbuloi skandalin e trafikut të fishekëve në Afganistan, ka zbardhur pjesën më të errët të vizitës së gazetarëve të “New York Times”. Në një intervistë të dhënë për “5 Pyetje nga Babaramo” në News 24, presidenti i “XHOI” Sh.p.k., ka treguar të gjithë ndodhinë e investiguesve të prestigjiozes amerikane në Tiranë. Sipas Trebickës, Nicolas Woods, menjëherë pasi iu mor me forcë kaseta komunikoi në telefon me Mediun, duke “gjetur” në këtë mënyrë edhe fajtorin e dhunës. Disa ditë më parë, Woods, tregoi se kishte pasur presione nga disa njerëz menjëherë pas intervistës me ish-ministrin e Mbrojtjes pas pyetjeve për përfshirjen e këtij të fundit në trafikun e drogës dhe urdhër arrestin në Itali. Nga ana tjetër, në intervistën e tij, Trebicka ka shpjeguar të gjithë detajet e kontratave mes tij dhe AEY, lidhjet e Pinarit me Delijorgjin dhe presionin e këtij të fundit për të shitur medoemos fishekë kinezë për kompaninë amerikane. Kush është roli i firmës nga Qipro “Evdin”, dhe fitimet e pafundme nga tregtia e skrapit të fishekëve. Si ndryshuan kontrata dhe pse AEY është nënkontraktore e kompanisë gjigante “Beta” në SHBA. Hetimet nga investiguesit shtetërorë në amerikë dhe dy takimet me Mediun në një klub të Tiranës. “Mediu la të kuptohej që unë të ndërhyja për shkrimin e “New York Times”. Pse kërkoi takim me djalin e Berishës dhe pse kontakti i tyre u bë në makinë pranë Korpusit Universitar të Tiranës. Roli i Devirolit në tregtinë e armëve në vendet e Lindjes dhe ndryshimi i paketimit të fishekëve. Pse u zgjodh Trebicka si partner në Shqipëri dhe llogaria për peshën e fishekëve si kosto në transport. Gazeta po boton disa pjesë kryesore të intervistës.
Kur u kthyet në Tiranë?
Në Tiranë u ktheva dje në mesnatë. Ose në mëngjes herët, ose pas orës 12:30 të natës. Natyrshëm udhëtova me avionin e fundit që vjen nga Vjena, Austria, dhe isha …
Kur u larguat nga Shqipëria, para apo pas Gërdecit?
Unë jam larguar nga Shqipëria një ditë pas shpërthimit të Gërdecit.
Kishte lidhje me shpërthimin?
Absolutisht jo. Prenotimi ishte bërë më parë sepse djali im kishte pushimet. Djali im është nxënës te shkolla “Internatinal School of Tirana” që është një shkollë amerikane. Dhe ata fillonin pushet. Unë i kisha premtuar se do ta çoja atë në Disney land kështu që e çova atje. E kisha bërë prenotimin minimumi katër ose pesë ditë më parë. Po diskutoja me agjencinë. Mund t’jua them edhe agjencinë.
Tani që jeni kthyer keni pasur kontakte me Prokurorinë. Jeni i gatshëm të dëshmoni? Ju kanë thirrur apo jo?
Unë gjithmonë jam i gatshëm të dëshmoj për gjithçka që Prokuroria ka nevojë si organ drejtësie, kurdo që ata të më thërrasin. Natyrisht që ata më thërritën para, mos gaboj katër-pesë ditë më parë, ndoshta dhe një javë, zoti Genci Qano. Nëse është zëvendësprokurori i Tiranës, komunikoi me mua në telefon në një bisedë telefonike dhe më pyeti: Zoti Trebicka kur do kthehesh? I thashë unë kthehem kur të doni juve, por unë jam duke bërë vizitën, jam me familjen, por besoj se të hënën në mëngjes do jem aty. Kështu që nëse ju do kërkoni që unë të paraqitem në Prokurori, jam i gatshëm të paraqitem. Natyrshëm mora vesh nga mediat që dosja i ka kaluar Prokurorisë së Përgjithshme. Kështu që tani është e pakuptimtë që unë të paraqitem në Prokurorinë e Rrethit Tiranë. Po pres që Prokuroria e Përgjithshme të bëjë kërkesën e saj ose të kontaktojë me mua.
Çfarë do dëshmoni aty?
Unë do dëshmoj ato që kam dëshmuar deri më sot në media. Unë thashë që çfarëdo të kërkojë Prokuroria, jam i gatshëm për gjithçka.
Si u përfshitë në historinë e paketimit të fishekëve?
Nuk ishte përfshirje sesa ishte një ftesë që mu bë. Një kërkesë që mu bë nga kompania amerikane. AEY që kishte në dorë kontratën me Departamentin e Shtetit kishte kontaktuar, kishte kohë që më kishte dërguar një ftesë.
Ju me çfarë biznesi merreshit më parë?
Unë jam në biznesin e paketimit.
Çfarë paketoni?
Unë prodhoj të gjithë llojet e ambalazhit të letrës, natyrshëm jo në plastikë dhe paketime të tjera, sidomos për industrinë e ndërtimit. Ambalazhe çimentoje, kolle edhe në industrinë ushqimore, mielli, sheqeri etj. Pra, jam një nga kryesorët në treg.
Sa për qind të tregut zini juve?
Unë jo, unë. Kompania ime “XHOI”, zë sot afërsisht 98% të këtij tregu.
Kthehemi tek fishekët. Nga çimento si përfunduat te fishekët?
Për një fond prej 300 milionë USD do të blinin një sasi municionesh që të furnizonte përfaqësuesit e NATO-s në Afganistan. Përfaqësuesit e NATO-s thuhet që do ia jepnin forcave afgane. Unë nuk jam palë me forcat afgane. Unë jam palë dhe kompania që më kontaktoi mua ishte palë më përfaqësuesit e NATO-s. Pra këta kishin një fond prej 300 milionë USD për të blerë municione të ndryshme për një periudhë prej dy vjetësh, duke filluar që nga janari i 2007 deri në fund të 2008. Dhe këtu unë kam një listë të të gjitha municioneve që specifikon të gjitha llojet e municioneve për dy vjet. Së bashku me urdhrin e punës, i cili ndahet në tremujorë, përcakton saktë vendin ku do blihen.
Këtë e përcakton Pentagoni?
Po. Kjo ndahet me periudhë sipas buxhetit, i cili në total për dy vjet ishte 300 milionë. Ose 215 milionë paund. Ose kemi një burim tjetër informativ që na tregon sesi senati përcakton një fond prej 300 milionë dollarë që përdorej për shpenzime me municione në Afganistan. Mund ta gjeni në “Telegraf.albanian.com” ose në Pentagon.
Ju jeni kontraktuar në Pentagon?
Natyrisht jo. AEY, tenderin e kishte fituar një kompani shumë e madhe që merret me municione dhe armatimet. Duhet t’ju them se AEY. Shiko sesi funksionon. Të gjithë kemi qenë dëshmitarë që brenda katër-pesë vjetëve në luftën kundër terrorizmit Senati apo Kongresi amerikan kanë akorduar me qindra miliardë USD, nga buxheti i shtetit për industrinë e prodhimit ushtarak. Në këto qindra milionë dollarë transaksione, në tenderë të ndryshëm hyjnë kompani të ndryshme që operojnë sipas rregullave në SHBA. Dhe këto kompani të mëdha hyjnë dhe operojnë në fonde shumë të mëdha me miliarda USD që nuk diskutohet. Nuk e njoh legjislacionin ushtarak të këtyre tenderave po mendimi im, është që kompani, d.m.th., tendera që mund të shkojnë në nivele 500 milionë e poshtë dhe sidomos kur këto tendera kanë të bëjnë me armatime që nuk janë standarde, por janë prodhime të standarde lindore. Atëherë kompanitë e mëdha duke e njohur ambientin, këto vende ku ka prodhime të standardeve lindore, natyrshëm qeveritë e këtyre vendeve, organizimi i këtyre vendeve nuk është në standardet Perëndimore. Kemi të bëjmë me organizime në periudha tranzitore, këto organizime shtetërore kanë defektet e tyre. Departamenti i shtetit i njeh shumë mirë këto defekte. Dhe kompanitë i njohin mirë.
Pra, kemi të bëjmë me një treg më pak të pastër sesa mund të ishte kur bëhej fjalë për një shumë 500 milionë USD dhe kur operohet në tregjet e Lindjes?
Këtu kemi dhe nuanca të marrëveshjeve korruptive. Atëherë vijmë te rasti konkret. Kompanitë amerikane duke qenë shumë sensitive në këtë drejtim. Tepër sensitive. Sepse i penalizon ligji në këtë drejtim dhe penalizimet janë të tilla me miliarda USD. Pentagoni ia ka dhënë këtë tender “Beta Companie” dhe kjo përcakton një kompani bijë të vogël, e cila ka limite shumë të vogla dhe në raste se ata hyjnë në gabime nga ambienti korruptiv i këtyre vendeve dhe nëse gabojnë përgjegjësia bie mbi bëto kompani.
Kemi një njoftim të Pentagonit që thotë se marrëveshja me AEY është e vlefshme dhe jo nëpërmjet “Beta” por direkt me Pentagonin.
Në rast se Beta fiton 300 milionëshin si tender, atëherë kjo ia autorizon kontratën AEY-së dhe kjo paraqitet në pentagon me këtë autorizim dhe në bazë të ligjit bën kontratën me pentagonin. AEY është në rregull. Pentagoni nuk ka limite ligjore që të pengojë një 22-vjeçar që ka të gjithë zotësinë për të vepruar. Pra para ligjit ai është njëlloj. Ke mjaft moshatarë të tij që kanë hyrë biznese dhe janë bërë supermilionerë. Pra nuk mund të thuhet që një 22-vjeçar të mos hyjë në biznes. Ai ka zotësinë për të kuptuar gjithçka, të hyjë apo jo në marrëveshje korruptive, prezumohet se ai e njeh ligjin.
Eshtë hera e parë që thuhet në opinionin publik për trafikun?
Nuk ka qenë në interesin tim kjo. Unë në interes kam pasur marrëdhënie korrekte me AEY-në. Në këtë kontratë bëhej fjalë që të bliheshin patjetër një sasi municionesh nga Shqipëria për t’u eksportuar. Mesa di unë kompania AEY e fitoi tenderin, dërgoi një specialist të saj që ka qenë inkuadruar në forcat e NATO-s, i cili dinte disa gjuhë të huaja me qëllim që të shikonte realisht inventarin e magazinave të MEICO. Dhe Aleksi mesa di unë ka shpenzuar një periudha dy apo tre muaj para se të lidhte kontratën.
Kutitë metalike do të hiqeshin, gjithashtu edhe të drurit pasi me to peshonte shumë më tepër. Por nuk i rezistonte kohës, pasi të hapej kutia metalike. Këta fishekë mund të konsumoheshin brenda një jave. Pasi prishen. Për këtë pyesni specialistët dhe analistët, por nuk keni pyetur një specialist ushtarak. Pra duhet të dimë që në Shqipëri ne kemi një inventar mbi një miliardë municione. Fishek të të gjithë llojeve. Kontrata me Pentagonin, fillestare ishte 100 milionë. Për dy vjet mund të shkonte në 500-600 milionë fishekë. Për dy muajt e parë ishin 106 milionë fishekë. Kontrata parashikonte një të dhjetën e sasisë që kishim ne. Pra me 600 milionë që kërkonte Afganistani boshatisnim gjysmën e depove tona. Por po t’i drejtohemi statistikave nga 1 miliard fishekë që kemi në depot tona me sa më kanë thënë punonjësit e MEICO se unë kam bashkëpunuar me ta në momentin që më dorëzonin mallin dhe për punonjësit e MEICO ishte e habitshme pse silleshin fishekë kinezë pasi neve 60-70% të fishekëve i kemi me prodhime shqiptare. Janë të prodhuara nga ish-kombinati i Poliçanit.
Në artikullin e “New York Times” thuhet se mallrat kineze nuk duhet penetronin në tregtinë e kompanive amerikane.
Kjo është analiza që duhet të bëhej. Pikërisht për të sabotuar kontratën dërgoheshin fishekë kinezë. Dhe detyroi AEY-në të pranonte fishekë kinezë.
Si e detyroi?
E detyroi të pranonte, pasi kjo kishte bërë kontratë me Departamentin e Shtetit ku i duhej që për dy muaj, maj–qershor do të furnizonte me 120 milionë fishekë dhe në momentin që urdhri kishte shkuar të zbatohej nuk mund të ndërpritej në mes dhe t’iu thuhej se Ylli Pinari nuk më jep mua fishekë shqiptarë, por kinezë dhe do ta kthej mbrapsht. Në këtë moment Departamenti i Shtetit të thoshte: Je ti fajtor. Jo vetëm që këtë 4 milionë USD nuk ta jap, por nuk do marrësh as 300 milionëshin. Pra imagjino për një moment se në çfarë pozite juridike me Departamentin e Shtetit ndodhej AEY. Në pozita tepër inferiore që nuk mund të gjente zgjedhje dhe pranoi atë që tha më parë që ndoshta do të huante në marrëdhënie korruptive. Pra të bënte zhveshjen e fishekëve kinezë dhe t’i paketonte ata në kuti prej kartoni letër. Kjo do të sillte më vonë kolaudimin pasi këta nuk mund të konsumoheshin brenda një jave. Unë nuk e dija pse sillnin fishekë kinezë dhe të përziera me shqiptare.
Fishekët zhvisheshin nga mbështjella metalike sepse krijonin kosto mbi 40 USD që ishte në kontratë. Shkonte 45. Në rast se 1000 fishekë futeshin në kuti metalike shtoheshin edhe 5 USD se peshonte kutia. Natyrisht kompania AEY ishte e interesuar.
Ndodh që duke u furnizuar me fishke kinezë, dhe unë besoj se municionet me mbishkrime kinezë furnizonin AEY nga MEICO me qëllim që kjo kompani të largohej dhe të prishej kontrata.
Nuk e di si e ka bërë Diveroli që kanë thënë se këta fishekë vinin nga Hungaria, pasi avionët ngarkoheshin në Rinas dhe shkonin në Kabul duhej marrë leje e posaçme për kalimin e avionëve në përfaqësitë diplomatike të çdo vendi dhe këto merreshin nga Departamenti i Shtetit. Nuk di se si t’i jap përgjigje kur avioni kalonte nga Shqipëria.
Le të bëjmë një analizë financiare. Para Gërdecit unë nuk e dija pse funksionarët e MEICO donin ta sabotonin këtë.
Kemi një kontratë: 1000 fishekë shiteshin për 22 USD që i merrte MEICO. Pra kjo është standard i MEICO. Pesha e 1000 fishekëve është e barabartë me 16 kilogramë. Pasi një fishek peshon 16 gramë. Flasim për kalibrin 7.62 mm, pra fishek kallashnikovi ose karabine. Pra thamë që kjo shkonte 22 USD. Në rast se do t’i referohemi bursës së sotme të metaleve me ngjyrë, bursa në vendet Perëndimore, mesatare, jo minimale 4 euro për kilogramë as maksimale 8 euro për kilogramë. Marrim mesataren për bakrin, bronzin, nga të cilët përbëhen këta fishekë. Pra po marrim 5 euro për kilogram. Pra 16 kilogramë do të shiteshin për 22 USD, kjo ishte e barabartë, pra një kilogram me 1.5 USD. Pra këtë e merrte buxheti i shtetit ministra e mbrojtjes, 1.5 USD për kilogram. Pra në këtë moment MEICO dhe funksionarët nuk do fusnin asnjë lekë në xhep pasi të gjithë merrnin rrogën e tyre. Nëse 16 kilogramë do të shiteshin sipas bursës ndërkombëtare me vlerë 5 euro kilogrami shkonte 16 x 8 = 80 euro për 1000 fishekë. Nëse kjo do kthehej në USD ishte 120 USD. Pra është 6-fishi i 22-shit. Por ç’ndodh. MEICO kishte një kontratë me një subjekt tjetër që ju i thoni Delijorgji, që shiteshin 1000 fishekë për 4.5 USD. Pra i bie 3 euro. Nuk e di se çfarë bënte ai i blinte për 3 euro. Dhe ndoshta kur i shiste si skrap i shiste me 80 euro. Bëni raportin 80:3. Në rastin tonë.
Mund ta bënte shteti këtë biznes?
Analizën bëjeni ju. Unë bëj vetëm analizën financiare. Nëse do shiteshin 500 milionë fishekë. T’i bëjmë llogaritje matematikore. Pra, këta 500 milionë bëjnë 500 mijë mijëshe, të cilën e shumëzojmë me 16 kilogramë. Dhe këtë e shumëzojmë për 5 euro. Del tetë milionë kilogramë e shumëzojmë tani me 5 euro del 40 milionë euro. Nga biznesi i skrapit. Pra ky është biznesi i skrapit vetëm për 500 milionë fishekë që do të shkonin të Afganistan. Pra shteti do të merrte 6.6 milionë nëse do të bënte tregtinë me 22 USD dhe asnjë funksionari nuk do të hynte në praktika korruptive. Por shteti mund të bënte edhe biznesin skrapit dhe të fitonte 40 milionë euro.
Mos të diskutojmë që edhe çmontimi ka kosto, flasim për një çmontim profesional. Dje jo çmontim hallexhinjsh si ajo që ndodhi, se ne kemi shumë profesionistë në fushën e ushtrisë që të mos themi që vuajnë për bukën e gojës.
Jua hoqën juve këtë biznes?
Nuk ka rëndësi nëse ma hoqën mua biznesin. Unë kam një biznes që qarkulloj 3-4 milionë euro në vit. Nga ana financiare unë ndjeva peshën e biznesit në transaksionit ku u futa. Në momentin që pashë te MEICO se Pinari ishte për sabotim, kuptova se duhet të isha i kujdesshëm.
Më pas Diveroli më kërkoi që të hyja në biseda për të hequr komisionerin nga ky transaksion. Pra mënyra sesi rrodhën ngjarjet mua mu krijua një ambient i rrezikshëm në këtë lloj transaksioni. Unë e ndjeva se situata po zhvillohej një kontratë me Pentagonin unë parashikova që atëherë duhet të grumbulloja materiale për të ruajtur veten ndaj këtij lloj transaksioni. Mendoni sikur unë të mos kisha mbajtur asnjë lloj materiali dhe të mos kisha lajmëruar ambasadën. Dhe mos të kisha lajmëruar institucionet investiguese dhe pas Gërdecit unë do të isha paketues njëlloj si të tjerët mendoni se cili do të ishte pozicioni im. Unë rezultoj akoma kontraktor i MEICO nuk më është dhënë asnjë lloj lajmërimi juridik që mu më ndërpritet kontrata. Kjo është bërë për të sabotuar kontrata për Pentagonin. Kishin më shumë interesa ta shisnin skrap sesa municion të gatshëm luftarak.
Të thashë se në një sasi të 6 milionë të 500 milionëshit diskutoheshin një sasi prej 5 milionë fishekësh. Po në treg një milion çfarë sasi predhash dhe municionesh diskutohej. Po 40 mijë tonë që janë bërë skrap. Shumëzoje 40 milionëshin me 5000 euro dhe shikoje sa bëjnë 200 milionë euro. Pas largimit nëse do më kërkonin dokumentet unë nuk kisha të tilla.
Ka një moment që po përgatiteni të shmangeni?
Nëse do të denoncoja këtë rast nuk kisha frikë. Unë isha prezent kur korrespondenti i “New York Times” erdhi në Tiranë. Ai po bënte intervistën me mua kur iu vodh kaseta, unë pashë reagimin e tij. Atij iu vodh kaseta kur po më intervistonte. Ai filloi të bisedonte nuk e di se më kë, po më duhet se me zotin Fatmir. Biseda telefonike dukej që ishte tepër e acaruar. Unë kuptoj anglisht dhe kuptoj se i tha që urgjentisht të dorëzohej kaseta brenda dy-tre orësh pasi ai do të ikte. Për mua ka qenë ora 10:00-11:00 paradite, brenda ambienteve të punës time te magazinat e mia. Unë s’u frikësova, nuk kisha asnjë arsye pse të frikësohesha ishte një ndjenjë më tepër se me çfarë lloj njerëzish kemi të bëjmë.
Kur ju bastisën magazinat dhe morën kasetën ju e kishit takuar Mediu dhe i kërkuat pse po prishej kontrata?
Po zoti Mediu e takova. Ai është politikan dhe ka përgjegjësi politike. Por duhet të them diçka ai nuk është specialist i MEICO dhe nuk e di çfarë lloj municionesh, sasie dhe kualitetesh. Ai si çdo ministër më parë ka pasur marrëdhënie me funksionarët. Ata të MEICO i dinë shumë mirë punët e tyre dhe të manipulojnë situatën. Unë e vura në dijeni zotin Mediu. Pinari nuk u bë njëlloj nga engjëll në djall. Me Mediun nuk mbaj mend datat, ishte mes i majit. Kur u takuam herën e parë. U takova dy herë me Mediun. Të parën e kam sqaruar njëherë.
Herën e dytë ua ka kërkuar ai juve takimin nëpërmjet dy zyrtareve të opozitës.
Nuk janë deputetë të opozitës thjesht për cështje etike nuk ta them. Takimi i dytë ndodhi një ose dy ditë pas incidentit me gazetarin. Takimi u kërkua nga zoti mMediu. Ai e ndjeu gabimin që bëri dhe u më kërkoi takimin.
Ai më kërkoi me insistim jashtëzakonisht të madh dhe e kam thënë edhe më parë që u tregua indiferent dhe mendjemadh se të tregohesh i tillë me një gazetar të një gazete, të një medie prestigjioze se është lider i demokracisë se gazetarët e saj nuk merren në bankën e dëshmitarëve pasi fjala e tyre është e vërtetë dhe e padiskutueshme sepse nuk e kanë një praktikë.
Jeni takuan pas iu mor kaseta gazetarit. Çfarë ju kërkoi Mediu?
Zoti Mediu nuk më kërkoi gjë. Por dukej që ishte tepër konfuz në takimin me mua se kishte kuptuar gabimin që kishte bërë dhe donte ta mbyllte këtë histori ai mendoi se unë mund të ndikoja te ky gazetar ose në institucione të tjera që ndodhet do të rregullohej situata.
Ai ju kërkoi diçka. Normalisht kur një politikan të kërkon diçka, të ofron diçka?
Ai nuk më ofroi gjë. As kontratën sërish. Nuk kishte më mundësi ajo, se unë nuk kisha interes të futesha me MEICO-n. Ku e gjenin ata guximin ku e gjenin forcën që të bënin takime të fshehta për një kompani amerikane që kishte marrë një tender në Pentagon. Në një takim që u bë me punonjës të ambasadës ishte Efraim Diveroli dhe Aleks Butristi dhe u tregua historia e që Efraimi mori një takim të fshehtë në Shqipëri dhe u prit nga zoti Pinari. Pas takimit tim me Mediun kur i kërkova të tërhiqej komisioneri pas një jave ose dy javësh është thërritur siç duket takimi dhe pesha e një takimi të tillë bëri që të firmosej një kontratë tjetër. Pra dy njëkohësisht një 26 USD dhe një tjetër 14 USD me personin tjetër. Pra ky person sipas Aleksit ishte Pinari dhe Delijorgji. Pra u bënë dy lloj ndërmjetësish. Pra tani do të shmangej çdo lloj ndërmjetësi që isha unë, MEICO komunikonte direkt me Diverolin me komisionarin. Pra duke e ndjere se kishte dalë era e një kompromisi korruptiv. Ata kërkuan një tjetër kontratë. Babëzia ishte babëzi. Pra një kontratë direkte për 26 USD dhe një kontratë tjetër për shërbime që nuk ekzistonin edhe me 14 USD të tjerë. Që plotësonte 40 USD të shkonte te dyfishi. MEICO e hiqte përgjegjësinë nga vetja. Unë nuk hyj në këto marrëveshje.
Flitet për takimin diku pas një shkolle?
Unë nuk e kam përcaktuar këtë takim se ku. Flitet për dhjetëra pallate që përbëjnë qindra apartamente. E kam thënë dhe e them nuk është ish-shtëpia e kryeministrit. Për këtë mbaj përgjegjësinë time.
Nuk ka qenë në këtë takim djali i kryeministrit?
Me evidencën time subjektive them që jo.
Pse?
Nuk kam qenë prezent aty.
Po ju keni qenë prezent në takimin me punonjësit të ambasadës kur kjo u fol aty.
Unë dëgjova por nuk u tha para atyre se ishte djali i kryeministrit.
Po pse i thatë ç’keni me biznesin tim?
Jo unë nuk i tashë ç’ke me biznesin tim. Sepse unë do dorëzoja informacionin dhe kasetën tek investigatorët dhe unë nuk mund të nxija imazhin e kryeministrit tim. Kishte një detyrim moral që kur të diskutoja për kryeministrin tim. Dhe kur pashë reagimin djalit të kryeministrit që me shumë qetësi dhe shumë vendosmëri kërkoi që të ballafaqohej me presidentin e kompanisë dhe punonjësin amerikan atëherë kisha bindjen se ai nuk kishte qenë aty në takim. Në asnjë mënyrë. Tani unë krijova besim.
Çfarë i thatë?
Unë e takova dhe i thashë zoti Shkëlzen, jeni në prag të një investigimi nga Departamenti i Shtetit për një aferë korruptive në Ministrinë e Mbrojtjes. Kanë djalë fjalë që ju jeni përzier dhe që Pinari u ka thënë amerikanëve që ti ke gisht në këtë. Je apo jo. Keni qenë në një takim mes teje Pinarit dhe Delijorgjit? Po apo jo? Sepse akuzoheni.
Ai më tha se nuk di gjë. Nuk merrem me këto gjëra dhe jam gati të ballafaqohem me këdo. Në çfarëdolloj momenti. Në rast se ata thonë se unë kam qenë unin jam gati të përballem. Nuk u shmang aspak.
Duhet t’i thoja kryeministrit para se të dorëzoja evidencën tek amerikanet. Sepse i bej detyrë kryeministrit të kapë Pinarin dhe ta pyesë pse e merr nëpër gojë.
Edhe po të mos kishte ndodhur Gërdeci kjo do delte pas Samitit të NATO-s.
Kam siguri për këtë se këtë do ta bëja publike unë.
Kam dokumentet e mjaftueshme. Kam edhe kasetën. Eshtë kontrata që kam me departamentin, AEY dhe MEICO
Ku u takuat dhe pse e ke takuar kaq lehtë?
Nuk nxjerr emra se janë gjetur për efekt shoqëror. Unë e takova në makinë diku tek sheshi Nënë Tereza para Korpusit. Ishte parkuar makina para institutit të lartë të arteve, aty e takova. Brenda në makinë u bë diskutimi.
Ai nuk pranoi të zbriste.
Edhe unë nuk doja të dilja në ambiente publike dhe nuk doja të më shihnin me djalin e kryeministrit.
Ai nuk refuzoi të shkoja në kafe se edhe unë nuk kisha dëshirë. Të ulesha në kafene. Desha takim sqarues dhe kaq kërkova.
Nuk është prestigj, se prestigj do të ishte po të takoja kryeministrin. Nuk ia di vlerat djalit të kryeministrit. Djali mu duk me kulturë qytetare. Nuk shkova direkt te kryeministri se nuk mu kërkua kjo.