E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topalli akuza Ramës për ryshfet

• Ngjarja e Gërdecit rikthen akuzat për korrupsion dhe llogari bankare mes pozitës dhe opozitës.

BLEDAR HOTI

Kryeparlamentarja Jozefina Topalli akuzoi në seancën e mbrëmshme parlamentare liderin e opozitës, Edi Rama se ka marrë para në dorë në këmbim të dhënies së lejeve të ndërtimit. Akuza e Topallit u bë, pas sulmeve të opozitës se maxhoranca, qeveritarë kanë llogari bankare në Qipro atje ku krye dhe transaksioni ndërkombëtar i tregtisë mes Delijorgjit dhe Devirolit në SHBA. Ndërsa në debatet për çështjen e NATO-s jashtë vëmendjes së deputetëve të pozitës dhe opozitës nuk i ka shpëtuar as Presidenti i SHBA-së, Xhorxh Bush.
Debati Braçe-Topalli
Nënkryetari i grupit parlamentar të PS-së, Erjon Braçe, i cili tha se nuk vlen që të dëgjohej raporti për pasuritë, por të flitej në parlament për llogaritë bankare në Qipro. "Ç'kuptim ka të dëgjojmë raportin e pasurive këtu, do të donim një raport për llogaritë bankare në Qipro zonjë, sepse atje ku janë transaksionet, sepse pas çdo transaksioni që kanë lidhur marrëveshje me ju dhe qeverinë tuaj, janë llogaritë bankare tuaja më pas në Qipro", deklaroi Braçe. Në këtë moment ka reaguar menjëherë Topalli, e cila e irrituar i është kundërpërgjigjur se duke theksuar se "do të hapen të gjitha letrat llogaritë bankare të kryeministrave, ish-kryeministrave dhe krerët e PS-së, po kjo nuk ju pëlqen". "Absolutisht të gjithëve do t'i hapen letrat, është rast i shkëlqyer edhe kryetarit tuaj të PS. Të gjithëve dhe lejet e ndërtimet për pallatet, me tender që kanë dhënë. Edhe lejet e ndërtimit, ore ia kemi falë ato 300 mijë eurot që ai merr për lejet e ndërtimet", deklaroi Topalli. Opozita e ngritur në këmbë bënte thirrje që të hapeshin letrat, ndërsa kryeparlamentarja iu drejtohej me shprehjet se keni frikë për një gjë të tillë.
Debati për NATON dhe Bush
Ndërsa debatet depute-tëve shqiptarë për NATO-n dhe Gërdecin kanë përfshirë edhe emrin e presidentit të shtetit më të fortë të botës, Xhorxh Bush. Përplasjet kanë qenë përsëri me Topallit dhe Braçes. Nënkryetari i grupit parlamentar të PS-së, u shpreh se sinjali i parë për Gërdecin u dha nga SHBA përpara vizitës së presidentit amerikan në Tiranë. Ndërsa Topalli i është kundërpërgjigjur me faktin se presidenti amerikan pavarësisht tragjedisë ka mbështetur integrimin e Shqipërisë në NATO. "Zoti Bush është shumë i madh për të hyrë në gojën tuaj", tha Braçe, i cili u shoqërua me replikën e Topallit me shprehjen se "në fakt është shumë i madh dhe të vlerësojë Bushi Shqipërinë, ti je aq i vogël sa ne nuk shohim as këtu mor zotëri".

“Kryeministri të raportojë në Kuvend”

Partia socialiste depozitoi dje një kërkesë me shkrim për të thirrur kryeministrin e vendit në raport për ngjarjen e Gërdecit. Ky vendim është marrë në mbledhjen e grupit parlamentar socialist. Valentina Leskaj, kryetarja e grupit të deputetëve socialist tha se PS nuk do të pranojë asnjë rend dite pa nxjerrë përgjegjësitë e tragjedisë së Gërdecit. "PS ka depozituar sot në Parlament një kërkesë me shkrim, që kryeministri i vendit të sjellë raport me shkrim lidhur me përgjegjësitë e qeverisë për ngjarjen e Gërdecit, masat e marra dhe të gjithë çështjen e aferave korruptive që lidhen me të".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›