29 gusht, 3123 Para Krishtit , Austria është goditur nga një asteroid gjigant
Përshkruhet si një nga katastrofat antike natyrore më të mëdha në planetin Tokë që është parë nga syri i njeriut. Pas thuajse 150 vitesh studimesh të shumta dhe teorish të pashpjegueshme, duket se dëshmitë misteroize, janë të dizenjuara nga një tavolinëz argjili e zbuluar nga arkeologu anglez Herny Layard në vitin 1845 mes disa sendeve të vjetra në pallatin mbretëror në Ninivë, pranë qyetetit të vjetër irakian të Mosulit, e vendosur tashmë në Muzeun Britanik. Kjo tabletë është interpretuar sëfundi nga dy studiues britanikë, pas gati tetë vite kërkimesh. Bëhet e ditur se atje janë vendosur lëvizje natyrore në qiell para agimit të 29 gushtit të vitit 3123 para Krishtit, duke shpjeguar ardhjen e një meteori që ka goditur planetin tonë. Studimi, nga i cili ka lindur edhe libri për shpjegimin e fenomeneve, shkruar nga Alan Bond, drejtori i Reaction Engines, një kompani angleze e specializuar në zhvillimin e sistemit të hapësirave, thekson se mbi tavolinezën (Planisfera), tregohen trupa qiellorë dhe një asteroid i madh që ka rënë mbi territorin austriak, atje ku sot ndodhet qyteti i Kofelsit. Në fakt, në këtë qytet, ndodhet një krater me diameter 1.5 km, që mendohet të jetë krijuar nga goditja e këtij asteroidi, duke lënë pasoja katastrofike, duke shkatërruar territore të tëra dhe dhjetra-mijëra persona të vdekur. Tavolinëza ka një kënd prej 700C dhe mendohet se është kopjuar nga disa astrologë që duhet të kenë parë vërtet me sytë e tyre asteroidin që goditi tokën në këtë zonë, gati 5 mijë vjet më parë. Atje përshkruhet se goditja ka qenë shumë e madhe dhe se “objekti i bardhë” duhet të ketë shkatërruar gjithçka rreth e rrotull. Specialisti Mark Hempsell shton se “Shpërrthimi ka krijuar një krater të madh në formën e kraterit vullkanik, ndërsa tymi është përhapur në rajon dhe mund të jetë parë në disa qindra kilometra. Mundësisht, pjesa më e madhe e banorëve të zonës duhet të kenë vdekur nga asfiksimi”.
E.MYRTEZA
2 Prill 2008