"Gerdeci, pergjegjesia ushtarake e njejte"
Fatjona Mejdini
Vendimmarrja dhe miratimi i kontratave per demontimin e armeve eshte marre ne bashkepunim me autoritet ushtarake ne vend. Kete e pohoi dje Ministria e Mbrojtjes permes nje deklarate per shtyp te keshilltares se ministrit Enkelejda Malaj. Ajo renditi nje sere pikash te cilat flisnin per bashkepunim te ngushte mes ministrise se Mbrojtjes dhe Shtabit te Pergjithshem ushtarak, kryesisht per lidhjen e kontrates se pare me kompanine amerikane "Southern Ammunition".
"Me marrjen e propozimit nga ana e kompanise Southern Ammunition, Ministri i eshte adresuar, sipas procedurave, per mendim autoriteteve me te larta ushtarake dhe civile, duke vene shenimin per respektim te ligjit dhe negocimin e problemeve me kompanine" theksoi keshilltarja e ministrit. Sipas Malajt, autoritetet ushtarake pas shqyrtimit te dokumentacionit te kompanise amerikane kane sugjeruar qe vendi per ngritjen e fabrikes te perzgjidhej nga negociatat mes ministrise se Mbrojtjes dhe kompanise amerikane.
Keshilltarja specifikoi se autoritetet ushtarake kane eliminuar vetem mundesine e ngritjes se kesaj fabrike ne Berzhite dhe perzgjedhjen e zonave te tjera ia kane lene ne dore paleve. "Pas rekomandimit te autoritetit ushtarak qe vendi te percaktohet me negociata ndermjet paleve, palet kane informuar sektoret pergjegjes te Ministrise se kane rene dakord per cmontimin e fishekeve ne Gerdec", deklaroi Malaj, duke arritur ne perfundimin se me kete provohet qe autoritetet ushtarake ne vend kane aprovuar vendin e zgjedhur per cmontimin e armeve. Keshilltarja shtoi se pas renies dakord per vendin duke marre pelqimin paraprak te te gjitha autoriteteve civile dhe ushtarake te Ministrise se Mbrojtjes, u miratua vendimi i Keshillit te Ministrave per kete kontrate. Me pas sipas Malajt, ne baze te ketij vendimi eshte nxjerre dhe urdhri ku jane percaktuar detyrimet e autoriteteve ushtarake per zhvillimin e procesit ne kushte te rrepta vezhgimi dhe sigurie. Sipas keshilltares se Mediut, ne piken 7 te ketij urdhri, ngarkohen per zbatimin e tij Shtabi i Pergjithshem dhe Komandat e Forcave. "Te gjitha procedurat i jane nenshtruar ekspertizes se perbashket civilo-ushtarake, duke respektuar detyrat e lena me shkrim nga Ministri i Mbrojtjes, e ne perputhje me kompetencat respektive te strukturave", konkludoi Malaj. Sipas saj, i gjithe dokumentacioni qe tregon bashkepunimin e ministrise se Mbrojtjes me ushtarake eshte vene ne dispozicion te prokurorise.
Malaj evidentoi dhe faktin se "Ministri i Mbrojtjes e ka bere te qarte publikisht qendrimin e tij politik dhe ligjor ne lidhje me ngjarjen e Gerdecit, nepermjet aktit te doreheqjes se tij nga funksioni i tij". Gjithashtu, tha Malaj, ai ka bashkepunuar ngushte me organet ligjore te investigimit dhe mbetet i gatshem per te bashkepunuar deri ne zbardhjen e plote te se vertetes.
Nente pikat sipas MB:
1- Kompania Southern Ammunition ka paraqitur dokumentacionin e saj te plote ligjor per fillimin e nje procesi demontimi me Ministrine e Mbrojtjes dhe ka prezantuar perpara autoriteteve ushtarake dhe civile ne menyre filmike teknologjine qe zoteronte per kete proces.
2. Me marrjen e propozimit nga ana e kompanise "Southern Ammunition", Ministri i eshte adresuar, sipas procedurave, per mendim autoriteteve me te larta ushtarake dhe civile, duke vene shenimin per respektim te ligjit dhe negocimin e problemeve me kompanine.
3. Pas shqyrtimit autoritetet ushtarake kane perjashtuar me shkrim Berzhiten dhe kane propozuar qe "Qendra per demilitarizimin e ketyre municioneve duhet te perzgjidhet nepermjet negociatave midis paleve".
4. Ministri i Mbrojtjes, bazuar ne kete rekomandim, u ka lene detyre autoriteteve me te larta ushtarake dhe civile te "veprojne konform rregullave, interesit dhe planit te demontimit".
5. Ne vijim te kesaj, Autoriteti Ushtarak i ka kerkuar drejtorise perkatese ne Shtabin e Pergjithshem te ndjeke problematiken ne bashkepunim me Ministrine e Mbrojtjes".
6. Pas rekomandimit te autoritetit ushtarak qe vendi te percaktohet me negociata ndermjet paleve, palet kane informuar sektoret pergjegjes te Ministrise se kane rene dakord per cmontimin e fishekeve ne Gerdec.
7. Pas kesaj, duke marre pelqimin paraprak te te gjitha autoriteteve civile dhe ushtarake te Ministrise se Mbrojtjes, duke ndjekur ekspertizen ligjore te Drejtorise Juridike, u miratua Vendimi i Keshillit te Ministrave, nr. 138, date 14.03.07.
8. Ne perputhje te plote me kete Vendim eshte pergatitur urdhri nr. 550, dt. 25.04.07, ku jane percaktuar detyrimet e autoriteteve ushtarake per zhvillimin e procesit ne kushte te rrepta vezhgimi dhe sigurie.
Madje eshte cilesuar shprehimisht qe kushtet e sigurise te behen sipas rregullave te depove te municionit, cka identifikon qarte detyrimet e ketyre autoriteteve per te zbatuar rregullat perkatese.
9. Ne piken 7 te ketij urdhri, ngarkohen per zbatimin e tij Shtabi i Pergjithshem dhe Komandat e Forcave. Ne dijenine e Ministrit te Mbrojtjes nuk ka pasur asnje reklamim ndaj ketij urdhri, as per incidente e as per shkelje te rregullave te sigurise.
MB: Pak pas nisjes, projekti u inspektua ushtarakisht
Pak kohe pas fillimit te ketij projekti, autoritetet me te larta ushtarake kane kryer nje vizite ne zonen e Gerdecit dhe kane vleresuar se demontimi i fishekeve po kryhej ne kushte teknologjie dhe sigurie te larte. Keshtu deklaroi dje Ministria e Mbrojtjes ne nje deklarate te posacme per shtyp. "Kontrata e pare per demontimin e fishekeve ka perfunduar ne fund te muajit tetor 2007. Ajo cka shkaktoi tragjedine eshte nje kontrate e dyte, per te cilen ekziston ne Ministrine e Mbrojtjes dokumentacioni i plote, e qe gjithashtu, me transparencen maksimale, i eshte vene ne dispozicion autoriteteve kompetente, ne respektim te te gjitha procedurave ligjore dhe administrative", nenvizoi MB. Sipas saj, te gjitha procedurat i jane nenshtruar ekspertizes se perbashket civilo-ushtarake, duke respektuar detyrat e lena me shkrim nga Ministri i Mbrojtjes, e ne perputhje me kompetencat respektive te strukturave. MB evidentoi dhe faktin se te gjitha dokumentet e permendura me siper, jane vene tashme ne dispozicion te Prokurorise.
SSSASS