Gerdeci, ndahen 2 milione leke
Artan Cena
Pasi kane kaluar tmerrin e shperthimeve ne Gerdec dhe tronditjen e rende nga te plagosurit dhe shkaterrimet e ndodhura, banoret e Gerdecit dhe te Marqinetit, dje kane filluar te marrin kompensimet e para te dhena nga qeveria shqiptare prej fondit te emergjences prej 2 milione lekesh. Banore te shumte nga Gerdeci dhe rrethinat e tij, jane paraqitur dje ne filialet e Postes Shqiptare, ku kane marre shumat e parave te akorduara nga qeveria, kjo ne fondin e emergjences per te kompensuar sado pak, dhimbjen e tyre ne keto dite te veshtira. Mengjesin e hershem te dites se dieles banore te shumte te dy fshatrave me te demtuar nga shperthimi, ato qe kane qene me afer, ishin mbledhur perballe sporteleve te postes, agjenci e cila do te shperndaje vlerat monetare per te demtuarit. Ata jane paraqitur me dokumente identifikimi personale dhe familjare dhe ne baze te nje liste te bere te ditur qe me pare, kane terhequr shumat e akorduara ne fondin e emergjences per ta.
Fondi
Familjet me te demtuara diten e djeshme kane marre nga 50 mije leke per fryme, nderkohe qe shuma me e madhe e shperndare per nje shtepi, ka qene 200 mije leke. Keta jane terhequr ne oret e para te dites. Ne vendin ku dhe banoret ishin duke pritur ndihmen kane qene te pranishem dhe kryetari i Bashkise se Vores, Fiqiri Ismaili, i cili ka shpjeguar dhe proceduren e cila eshte ndjekur ne lidhje me identifikimin dhe dhenien e ndihmes familjeve me ne nevoje. Sipas tij, listat jane bere nga komisionet e ngritura nga shtabi i emergjences dhe nga bashkia, te cilet kane evidentuar familjet me te demtuara. Banore te ndryshem jane shprehur pas marrjes se ndihmes financiare, se kjo eshte pjesa e pare qe duhet te marrin dhe do te perdoren per mbijetese per kete kohe, deri sa te vijne dhe ndihmat e tjera, te premtuar nga shteti. Por nuk kane munguar dhe problemet gjate ndarjes se fondit te emergjences. Mangesia ne dokumente dhe ndonje problem i vogel ne emer, kane bere qe disa prej personave qe ishin paraqitur per marre kompensimin ne para te kthehen duar bosh, per tu paraqitur me vone per te marre ate qe u takonte.
Kryebashkiaku: "Nuk ka vend per abuzime"
"Ne jemi ne transparence te plote dhe listat jane shume te sakta ndaj nuk ka vend per abuzime. Megjithate ndonje qytetar qe nuk e gjen emrin neper lista ne jemi te gatshem ta presim". Kete siguroi dje kryebashkiaku i Vores Fiqir Ismaili, i pranishem ne shperndarjen e fondit te emergjences. Ai ka deklaruar se, ky fond i shperndare sot (dje), eshte pjesa e pare e kompensimeve qe do te behen ne dhjete fshatrat te cilet jane prekur nga shperthimi i ndodhur tete dite me pare. Sipas Ismailit, do te kompensohet gjithcka qe eshte demtuar, shkaterruar. "Do te demshperblehen te gjitha banesat dhe ndertesat e prekura nga shperthimi, cdo gje qe ka rene pre e shperthimit te disa diteve me pare do te paguhet me para nga qeveria, e cila na ka mbeshtetur duke na ofruar ndihme te pakufizuar", deklaroi gjate dites se djeshme, perballe sporteleve te Postes Shqiptare, Fiqiri Ismaili, bashkia e te cilit eshte prekur nga shperthimi i fabrikes se cmontimit te municioneve.
Fondi per kompensimet e tjera
Pervec fondit te emergjences te dhene per familjet ne nevoje, Bashkia e Vores dhe qeveria Shqiptare, kane nisur dhe demshperblimin e viktimave te shperthimit te se shtunes se kaluar dhe per objekte te tjera. Sipas kryetarit te Bashkise, Fiqir Ismaili, deri me tani jane demshperblyer dhjete nga viktimat e Gerdecit, nderkohe qe per te tjeret dhenia e fondeve do te vazhdoje ne ditet ne vazhdim gjate dy diteve te para, jane shperndare parate per familjet qe kane humbur te afermit qe jane identifikuar me pare. Nderkohe qe pervec kompensimit te banesave te demtuara qeveria do te shperndaje para dhe per orendite e shkaterruara gjate shperthimit. Sipas kryetarit te bashkise Vores, Fiqir Ismaili, orendite do te demshperblehen me nje shume prej 200 mije lekesh per fryme, dhe minimumi qe do te marre nje familje si ndihme per kompletimin e banesave do te jete 500 mije leke. "Nje familje prej pese anetaresh, do te perfitoje shumen e 1 milione lekeve vetem per orendite. Gjithashtu dhe metri katror per banesat qe do te demshperblehet eshte vleresuar ne shumen prej 25 mije lekesh, me cmimin e kryeqytetit", theksoi Ismaili.
SSSASS