E Shtunë, 31 Tetor 2026

Policia, 3 here ne Gerdec para shperthimit

Policia ka hetuar tre here fabriken e Gerdecit para se te shperthente ne daten 15 mars. Kjo gje eshte bere e ditur dje per "KJ" nga burime policore, sipas te cilave pas incidenteve dhe shperthimeve te vogla te ndodhura me pare, ne kete fabrike te shkaterrimit te municioneve jane bere hetime ne lidhje me veprimtarine qe behej aty. Sipas te dhenave te ofruara, gjate vitit 2007, ne kete zone, jane bere tre kontrolle te cilat pasi jane shenuar dhe sqaruar rastet e ndodhura, nuk eshte bere asnje veprim tjeter. Mesohet se gjithcka ka ndodhur pas shperthimeve te vogla dhe demtimeve qe pesonin punonjesit qe ishin aty. Lajmi eshte pohuar dhe nga burime nga vendngjarja, deshmitare dhe persona te tjere qe jane marre ne pyetje ne momentin qe kane ndodhur incidentet qe kane qene pa pasoja per jeten por me pasoja per personat duke u prere gishterinj apo duar.
Nderkohe hetimet ne lidhje me tragjedine e Gerdecit, jane duke u kryer intensivisht krahas prokurorise dhe nga policia e Tiranes. Burimet nga hetimi kane bere te ditur se, oficeret e Sektorit te Krimeve Kunder Jetes dhe Shendetit, (sektori i Vrasjeve), jane angazhuar ne hetimet intensive qe po behen per nxjerrjen e personave pergjegjes, pervec tre te arrestuarve te pare. Pikerisht per tragjedine, jane marre ne pyetje me shume se 100 persona, deshmitare te ngjarjes, te mbijetuar nga shperthimi, apo banore qe kane punuar me pare aty dhe me pas jane larguar per shkak te kushteve te atjeshme dhe rrethanave te tjera. A.Cena
PROKURORIA
Pese prokurore te grupit te hetimit, kane shkuar ne kraterin e shperthimit per te dyten dite radhazi, duke bere kerkimet ne vendin e ngjarjes. Diten e pare te hetimeve, ata gjeten dokumente te fabrikes, ne te cilen gjendej lista e emrave te punonjesve, pagesat qe beheshin dhe detaje te tjera nga puna ne fabriken e cmontimit te municioneve luftarake. Dita e djeshme ka qene e dyta per grupin e pese prokuroreve qe kane marre persiper zbardhjen e kesaj ngjarjeje te rende, qe deri me tani ka sjelle 22 viktimave, e fundit ka nderruar jete ne Itali, mengjesin e djeshem. Dje prokuroret kane mbledhur prova ne terren, por nuk kane bere te ditur natyren e tyre. Burime nga grupi qe po merret me hetimet e ngritura ne lidhje me tragjedine e Gerdecit, kane deklaruar se pergjithesisht jane marre me mbledhjen e provave ndaj tre personave te arrestuar, nderkohe qe kane qene dhe te paret ne vendin e ngjarjes, ku kane bere hetimet e para dhe marrjen ne pyetje te deshmitareve, numri i te cileve deri me tani i ka kaluar 100 personat. Ndaj te arrestuarve eshte ngritur deri me tani vetem nje akuze, por nuk perjashtohet dhe ngritja e ndonje tjeter akuze.
Libri i llogarive, nen germadha
Ne rrenojat e fabrikes se Gerdecit, grupi i prokuroreve ka gjetur nje ditar ne te cilin ishin shenuar emra dhe paga ditore e cdo punonjesi qe hynte aty. Nje liber i trashe ka arritur qe t'i shpetoje shperthimit te tmerrshem pasi ishte mbuluar nga dheu qe nuk e ka lene te digjet. Me shume se 100 punetore jane shfrytezuar ne menyre te pashpirt nga firma e Mihal Delijorgjit dhe njerezve te tij ne ate fabrike te tmerrshme. Ne fletet e librit tregohen se si punetoret hynin cdo dite ne fabrike, shenonin emrin tek "llogaritari", ndaheshin ne grupe te ndryshme punonin dhe ne fund te dites mesonin se sa ishin paguar.

SSSASS

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›