Jep dorëheqjen Drejtori i Aluiznit, Shaban Memia

Kreu i Aluiznit Shaban Memia jep dorëheqjen. Lajmi është mësuar gjatë mbrëmjes por ende nuk është pranuar zyrtarisht prej Memisë apo stafit të tij. Nuk jepen detaje mbi arsyet që mund të kenë çuar Meminë të japë dorëheqjen por prej disa javësh pranë Aluiznit, po zhvillohet një kontroll për procesin e legalizimeve.Ky kontroll erdhi menjëherë pas vendimit të Shaban Memisë për shkarkimin e kreut të Aluiznit për Tiranën Ferdinad Shehu.Ky i fundit u rikthye në postin e tij vëetëm pas 24 orëve me urdhër të kreyt të qeverisë Sali Berisha i cili më pas dërgoi pranë Aluiznit komisionin e Auditit. Në këtë mënyrë sipas rregullores për sa kohë që auditi ndodhet pranë Aluiznit dhe nis kontrollet për veprimtarinë e këtij institucioni drejtori Shaban Memia nuk mund të marrë asnjë vendim për pushimi për vartësit e tij. Kreu i ALUIZNI-t e shkarkoi vartësin e tij me arsyetimin se se kishte ndryshuar jetëshkrimin dhe kishte fshehur të dhëna.Kreu i Agjensisë së Legalizimeve Shaban Memia jep dorëheqjen nga posti që e mbante që prej vitit 2005.