E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Gerdeci", qeveria fshehu vendimet

Asnje vendim i qeverise per trajtimin financiar te familjeve te prekura nga tragjedia e Gerdecit nuk eshte botuar ne Fletoren Zyrtare. Gjate vezhgimit te kryer ne Qendren e Publikimeve Zyrtare-QPZ, mesohet fakti se VKM-te e miratuara nga qeveria nga data 18 mars deri me 11 qershor 2008, nuk jane te dokumentuara ne QPZ, duke u hequr te drejten e fuqise ligjore, por edhe te mosnjohjes se vendimeve.

Nje burim brenda QPZ-se shprehet se VKM-te per Gerdecin kane hyre ne fuqi menjehere pas miratimit te tyre nga qeveria, duke shmangur keshtu afatet qe parashikon botimi i tyre ne Fletoren Zyrtare. Pavaresisht kesaj, ligji nr. 9000, neni 29, "Hyrja e akteve ne fuqi", sqaron se edhe "vendimet qe hyjne ne fuqi menjehere duhen botuar ne Fletoren Zyrtare", duke i dhene mundesi te interesuarve qe te njihen me VKM-te.

Skandali i radhes u zbulua pas ankesave qe nje pjese e familjeve te prekura nga tragjedia kishin ndaj procesit te shperndarjes se fondeve per demshperblim. Gjate ketij procesi, jane konstatuar raste te pabarazise dhe per ta ankimuar ate ne gjykate, nje personi i duhet patjeter te njohe gjykatesin me vendimin e qeverise, te cilat nuk gjenden ne Fletoren Zyrtare. Madje, dy VKM te tjera, 277 dhe 315, te miratuara ne datat 18 dhe 21 mars, pak dite pas tragjedise, nuk gjenden as ne faqen zyrtare te Kryeministrise, ndersa 6 VKM te tjera jane publikuar, por jo ne Fletoren Zyrtare.

Vendimet lidheshin me dhenien e ndihmave financave per familjet, shtepite e te cilave u shkaterruan nga shperthimi i fabrikes se municioneve, si dhe me fondet e akorduara nga buxheti i shtetit per ndertimin e 4000 objekteve. Nuk dihet tamam, se cili ka qene qellimi i qeverise per fshehjen e vendimeve per familjet e Gerdecit, por avokati, qe mbron nje pjese te te prekurve, sqaron se, "kjo e ben punen me te veshtire per familjet qe nuk kane perfituar trajtim financiar, ashtu sikurse e percaktonin VKM-te qe nuk gjenden".

Fakti qe vendimet hynin ne fuqi menjehere, kjo nuk do te thote se nuk duheshin publikuar ne Fletoren Zyrtare, pasi keshtu e thone ligjet nr. 8502 dhe 9091. Sipas avokatit Andi Kananaj, "ne Fletoren Zyrtare eshte e detyrueshme te pasqyrohet data e daljes se saj, si dhe VKM me numrat perkates, ne te kundert publikimi nuk sjell pasoje juridike".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›