E Shtunë, 31 Tetor 2026

Komunizmi kunder fese, Exclusive hedh drite

Rreth 40 vjet me pare, Shqiperia komuniste ne kulmin e izolimit te saj nga bota do t’i  mbyllte dyert edhe  zoterve te saj te vjeter. Ne emer te krijimit te njeriut te ri, regjimi i asaj kohe do te mbeshteste nismen me te eger te luftes ndaj te gjitha besimeve fetare dhe institucioneve te tyre.

Ne pjesen e dyte te dokumentarit ‘’Viti i mallkuar 1967’’ qe do te transmetohet sot ne mbremje  ne Exclusive, te tjera deshmi e dokumente hedhin drite mbi kete histori te dhimshme qe e beri Shqiperine e asaj kohe vendin e vetem ne bote ku feja u ndalua me ligj.

Pse ne Shqiperi regjimi komunist vendosi ta godase fene ne menyre perfundimtare dhe pse pikerisht ne vitin 1967? Me cfare lidhet revanshi antifetar qe mori permasa shkaterrimtare dhe te pergjakshme? A pohojne ish nxenesit e gjimnazit "Naim Frasheri’’ te Durresit se ishin ata ideatoret e aksionit kunder fese, ashtu sic propagandonte regjimi ne ate kohe?

Ne pjesen e dyte te dokumentarit ‘’Viti i mallkuar 1967’’ qe vijon ne Exclusive-n e kesaj te diele, ngjarjet shihen ne menyre analitike duke marre nje tablo te gjere te gjithe zhvillimeve te kohes. Te tjera dokumente ekskluzive dhe te tjera  deshmi te rralla ravijezojne pas rreth 40 vjetesh politiken shqiptare te antizotit dhe pushtetin pashmangshem te saj.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›