Qafe-Thane, pranga 4 trafikanteve

Sipas te dhenave nga Drejtoria e Policise se Korces, kapja dhe arrestimi i shtetasve te huaj dhe njeriut me uniforme, i cili ka shperdoruar detyren, duke lejuar trafikimin e mjeteve motorike nga shteti i Maqedonise drejt vendit tone, eshte kryer gjate oreve te nates, ne piken e kalimit kufitar te Qafe-Thanes.
Policia ka sqaruar se ne baze te hetimeve mbi trafikun e mjeteve motorike, ka rezultuar se kjo veper penale eshte kryer ne menyre te perseritur, derisa autoret jane kapur dhe vene ne pranga, edhe pse kane bere nje kallezim te rreme para policise vendase.
Burimet policore shpjeguan se kane kapur dhe arrestuar tre shtetas te huaj, dy pre te cileve maqedonas, me kombesi shqiptare dhe tjetri shtetas kroat. Ne pranga ka rene edhe nje nga punonjesit e policise kufitare te Qaf-Thanes, Bashkim Lickollari. Afrim Halili, 39 vjec, me banim ne Ceki, shqiptaro-maqedonas, me shtetesi kroate si dhe vellai i tij, 37-vjecari Bekim Halili, sillnin makina luksoze ne bashkepunim me shtetasin maqedonas, Danilo Radiceski, 40 vjec, edhe ky i fundit i arrestuar nga ana e policise se Korces.
Makinat kalonin nepermjet pikes se kalimit kufitar me shtetin maqedonas drejt vendit tone dhe me pas liheshin ne territorin shqiptar. Ne kthim, te tre shtetasit, qe kishin kaluar nga pika kufitare me mjetet perkatese, iknin si kembesore. Sipas te dhenave nga hetimet qe ka kryer policia, rrjeti funksiononte prej kohesh, por autoret jane kapur kete here per trafikimin e tre makinave luksoze, prodhime te vitit 2008.