"Gërdeci", shtyhet për të mërkurën seanca e radhës

Shtyhet sërish seanca për tragjedinë e "Gërdecit". Shkak është bërë mungesa e gjyqtares Fatmira Hajdari e cila ndodhet jashtë Shqipërisë. Seanca e radhës do të zhvillohet të mërkurën. Për çështjen "Gërdeci" në Gjykatën e Tiranës janë në gjykim 29 të pandehur.
Nga tragjedia e 15 marsit të 2008-ës humbën jetën 26 persona.
Nga tragjedia e 15 marsit të 2008-ës humbën jetën 26 persona.