E Diel, 1 Nëntor 2026

"Yldon" e "Ora News", në bizneset më të suksesshme 2009-të

Përfundon projekti për përzgjedhjen dhe reklamimin e 111 bizneseve më të mira në Shqipëri duke nderuar me disa çmime simbolike disa të përzgjedhur si më të suksesshëm në bizneset shqiptare. Ndër firmat që u nderuan me këto çmime ishin edhe kompania "Yldon" si dhe "Ora News".
Pritet që kompanitë që morën pjesë në këtë projekt të jenë pjesë e një fushate të gjerë reklamuese ndër të cilat më e veçanta është përmbledhja e tyre në një libër nën emrin "111 bizneset më të mira në Shqipëri". Përgjegjësi i këtij projekti Evis Mumajezi u shpreh se ky ishte një projekt për të reklamuar bizneset shqiptare në një mënyrë më të re e më të veçantë.
Pritet që libri me reklamën e 111 bizneseve më të mira në Shqipëri të botohet në fillim muajit janar duke nisur edhe fushatën reklamuese. Projekti sipas drejtuesve do të ketë vazhdueshmëri duke përzgjedhur çdo vit 111 bizneset më të mira në vendin tonë.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›