Ambasada e Kosovës do të vendoset në Kalanë e Shkupit
Kjo ndërtesë, si dhe ndërtesat e ambasadave të Shqipërisë dhe Kosovës gjenden bri kalasë së Shkupit. "Ambasada e Kosovës së Shkup do të vendoset tek shtëpia që gjendet pranë Ambasadës së Shqipërisë dhe Ambasadës së Turqisë", deklaroi për gazetën "Lajm" ky burim.
"Lajm" ishte tek kjo pjesë e qytetit dhe pa se siguria ishte shumë e lartë, kamera sigurie kishte nga të gjitha anët. Ambasada e Kosovës do të vendoset me qira tek ky objekt, ndërsa për momentin nuk po mendohet për të blerë vend për ambasadë në Shkup.
Qeveria e Kosovës të hënën e kaluar shpalli konkurs për ambasador dhe siç u shpreh për "Lajm", zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme (MPJ), Lulzim Mjeku, interesimi i kandidatëve për këtë post është tepër i lartë. Ndërsa për zgjedhjen e objektit të ambasadës, Mjeku thotë se Kosova ka formuar një Komision që bën zgjedhjen e objekteve dhe se sigurisht ai Komision do të gjejë një objekt për Ambasadë të Kosovës në Shkup.
Iseni dhe Nanev kandidatë potencial
Idajet Iseni është kandidati më potencial për tu bërë Ambasador i Kosovës në Shkup, ndërsa Togor Nanev, ish-kryetari i Komisionit të Maqedonisë për demarkacionin e Maqedonisë është emri më i përfolur si ambasador i Maqedonisë në Prishtinë.