E Diel, 1 Nëntor 2026

Zbulohet shtatorja e Bill Clinton

Presidenti Clinton ka duartrokitur nën ritmet e valleve të ansamblit folklorik “Shota”, të cilëve iu bashkua në lëvizjet e tyre, duke e mbajtur në dorë një plis (qeleshe të bardhë) që ia kishin dhuruar, e duke qendruar mes drejtuesve më të lartë  të vendit dhe popullit të Kosovës.

Clinton është përshëndetur dorë më dorë edhe është përqafuar me anëtarët e ansambleve veshur me kostume kombëtare dhe ka dalë në fotografi bashkë me ta para shtatores. Ceremonia madhështore e përurimit të shtatores së Bill Clinton po përfundon, por Clinton vazhdon të qëndrojë mes popullit, mijëra e mijëra njerëzve.

Populli i Kosovës po takohet me dashurinë më të madhe me heroin e lirisë e pavarësisë së vet, Bill Clinton, edhe pas përfundimit të ceremonisë në sheshin me emrin e tij. Një tortë gjigante për mirëseardhjen e tij është vendosur në shesh për mikun e madh e të përjetshëm Bill Clinton.

                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›