“Gerdeci”, shtyhet seanca, shkak mungesa e mbrojtesve
Tirane- Procesi gjyqesor ne ngarkim te 29 te pandehurve te akuzuar per tragjedine e “Gerdecit” ka deshtuar per shkak te mungeses se mbrojtesve. Avokati Ibrahim Lahi i cili mbron interesat e i ish-shefit te Shtabit te Pergjithshem te Forcave te Armatosura, Luan Hoxha, nuk u paraqitur dje ne seancen gjyqesore c’ka ka detyruar trupin gjykues qe te bente zevendesimin e tij. Seanca gjyqesore eshte shtyre ne menyre te tille qe mbrojtesja e zgjedhur kryesisht Vlanetina Teodoresku te njihej me aktet e dosjes. Pas shtyrjes se seances nga trupi gjykues i kryesua nga gjyqtari Ritvan Hado, te afermit e viktimave te Gerdecit, kane reaguar ne salle duke shprehur pakenaqesite e tyre per vendimin e marre nga ana e gjykates. “Cdo seance ndodh te mungoje dikush dhe kjo po con ne deshtim te gjyqit”, kane deklaruar dje te afermit e viktimave. Ne seancen e radhes pritet qe gjykata te vendose ne lidhje me kerkesat e bera nga mbrojtesit per pavlefshmerine e akteve qe ndodhen ne dosjen hetimore. Te pandehurit e ketij gjykimi akuzohen nga prokuroria e Tiranes per tragjedine e ndodhur me 15 mars ne fabriken e demontimit te armeve ne Gerdec, ku si pasoje e nje shperthimi te fuqishem humben jeten 26 persona dhe u plagosen me shume se 300 te tjere. Kater prej te arrestuarve, Sokol Ngjeci, ish punonjes ne Meico, Ylli Pinari, ish drejtori i Meicos, Mihal Delijorgji, ish administrator i “Albademil” dhe Dritan Minxholli ish- drejtori teknik i punimeve jane duke u gjykuar me mase sigurie “arrest me burg”, ndersa ushtaraket jane duke u gjykuar ne gjendje te lire.
Kerkesat
Nje seance me pare avokatet mbrojtes i kerkuan gjykates shpalljen e pavlefshme te disa prej akteve si atyre te vleresimit te demit ekonomik financiar, kerkeses per gjykim e cila kishte ardhur me 23 dite vonese ne gjykate etj.
Kerkesat
Nje seance me pare avokatet mbrojtes i kerkuan gjykates shpalljen e pavlefshme te disa prej akteve si atyre te vleresimit te demit ekonomik financiar, kerkeses per gjykim e cila kishte ardhur me 23 dite vonese ne gjykate etj.