E Diel, 1 Nëntor 2026

Bujqesia, afati per kamatevonesat e sigurimeve deri me 31 mars 2010

Blerina Hoxha

Te vetepunesuarve ne bujqesi do t’u falen kamatevonesat nese paguajne detyrimet e prapambetura deri me 31 mars te vitit 2010. Projektligji, i cili mori miratimin ne Komisionin Parlamentar te Ekonomise dhe Financave, sqaron ne detaje proceduren nga e cila te gjithe te vetepunesuarit ne bujqesi, perfitojne nga falja e kamatevonesave. Drejtori i Kontributeve Vullnetare prane Institutit te Sigurimeve Shoqerore (ISSH), Naim Balluku tha se te vetepunesuarve ne bujqesi, u falen kamatevonesat e kontributeve te sigurimeve te detyrueshme shoqerore te papaguara, me kusht qe detyrimet e ketyre kontributeve te arketohen brenda dates 31.03.2010. Ai theksoi se, projektligji percakton faljen e kamatevonesave te papaguara per kontributet e sigurimeve te detyrueshme shoqerore deri me hyrjen ne fuqi te ketij ligji, ndersa sipas Ballukut, kamatevonesat e paguara per kontributet e sigurimeve te detyrueshme shoqerore para hyrjes ne fuqi te ketij ligji nuk kthehen. "Permes ketij drafti ligjor, synohet rregullimi sa me i mire i situates se sigurimeve shoqerore tek te vetepunesuarit ne bujqesi", deklaroi para anetareve te Komisionit te Ekonomise, perfaqesuesi i ISSH-se. Fermeret qe nuk e plotesojne 1/2 e vjetersise ne pune si te vetepunesuar ne bujqesi, ketu perfshihet dhe vjetersia ne pune qe mund te kene ne ish-Ndermarrjet Bujqesore dhe sherbimi ushtarak, perfitojne nje pension te ndermjetem. Pensioni i lidhur si pension kooperative bujqesore, rritet me 1 per qind per cdo vit te siguruar si i vetepunesuar ne bujqesi. Me keto pagesa, te vetepunesuarit ne sektorin bujqesor, mund te perfitojne te gjitha llojet e pensioneve ashtu sikurse ata ne qytete, pra pensione pleqerie, invaliditeti dhe familjare. Gjithashtu, mund te perfitojne shperblim dhe leje lindje si dhe sigurim shendetesore, qe do te thote vizita mjekesore falas, shtrime ne institucionet shendetesore, rimbursime medikamentesh, ekzaminime falas, etj.

Kriteret e perfshirjes ne skemen e sigurimeve, si i vetepunesuar ne bujqesi

Nje person qe te perfshihet ne skemen e sigurimeve si i vetepunesuar ne sektorin bujqesor duhet te kete aktivitet bujqesor dhe blegtoral, si dhe te kete toke ne pronesi ose te marre me qira, apo te tjetersuar ne favor te tij. Gjithashtu, keta persona duhet te kene qendren e banimit ne te njejtin rreth ku ushtrojne aktivitetin bujqesor si dhe te mos jene te siguruar ne skema te tjera te sigurimit shoqeror. Per shtetasit e shperngulur, qofte dhe nese aktualisht banojne ne qytet, behet e mundur pagesa si te vetepunesuar ne bujqesi, per kohen qe kane plotesuar kushtet ne qendren e banimit te meparshme. Pagesa ne keto raste do te behet ne komunen ose bashkine, ku shtetasi ka pasur kushtet per nje sigurim si i vetepunesuar ne bujqesi. Nga ana tjeter jane nje sere kategorish qe jane klasifikuar si me emergjentet per t’u perfshire ne skemen e sigurimeve shoqerore. Keshtu te paret qe duhet te paguajne kontributet jane fermeret e pa perfshire fare ne skeme, te cilet jane krejtesisht te pambrojtur nga ligji i sigurimeve shoqerore dhe qe nuk perfitojne asgje. Gjithashtu, ne kategorite emergjente perfshihen edhe ata fermere qe jane ne prag te plotesimit te moshes se pensionit dhe nuk kane vjetersine e punes, per te marre qofte edhe nje perfitim te pjesshem. Duke pasur parasysh se pas plotesimit te moshes se daljes ne pension nuk mund te behet pagesa e kontributeve te sigurimeve shoqerore, ata qe jane ne prag te pensionit duhet te plotesojne vitet e mbetura bosh.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›