E Shtunë, 31 Tetor 2026

Janar-qershor, kredia me probleme arrin ne 8.7%

Kredia me probleme ne sektorin bankar po peson rritje nga muaji ne muaj. Sipas te dhenave te djeshme te Bankes se Shqiperise ne fund te muajit qershor te vitit 2009, kredia me probleme perfaqesonte 8.7 per qind te vleres se pergjithshme te portofolit te kredise. Ne vijim, bankat kane rritur fondet rezerve per humbjet e mundshme nga kredite dhe kjo eshte shoqeruar me nje ndikim negativ ne rezultatin financiar te periudhes. Nderkohe qe fitimi i bankave per kete periudhe llogaritet ne rreth 600 milione leke. Per sa i takon kapitalizmit te veprimtarise, ky tregues mbetet i qendrueshem dhe ne nivele te kenaqshme. Ne fund te muajit qershor 2009, treguesi i mjaftueshmerise se kapitalit rezultoi 16.9 per qind. Ne ruajtjen e qendrueshmerise se treguesit te kapitalizmit te veprimtarise, ka ndikuar ngadalesimi i investimeve me koeficient rreziku te larte, ruajtja e nje rezultati financiar pozitiv, mos shperndarja e fitimit dhe rritja e kapitalit nga aksioneret. Per sa i takon treguesve te likuiditetit, ne fund te muajit qershor mjetet likuide te sektorit bankar perfaqesonin 40 per qind te totalit te mjeteve, duke mbuluar plotesisht te gjitha detyrimet e sektorit bankar me afat maturimi deri ne nje vit. Ecuria e ketyre treguesve financiare te sektorit bankar reflektoi pergjithesisht te njejten sjellje edhe ne periudhen korrik-gusht 2009.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›