Gjykata shpall moskompetencen per Artan Kriston
Tirane- Gjykata e Tiranes ka shpallur moskompentencen per Artan Kriston, i akuzuar per “nxitje, thirrje publike dhe propagande per kryerjen e veprave me qellim terroriste”. Ne te njejten kohe ndaj te pandehurit eshte vleresuar e njejta mase sigurie, e caktuar tre dite me pare ne mungese. Gjate seances se djeshme gjyqesore gjyqtari i ceshtjes Gerd Hoxha e ka njohur te pandehurin me hetimet qe jane kryer ne ngarkim te tij, me masen e sigurise “arrest me burg”, si dhe me akuzen qe rendon ne ngarkim te tij. Mesohet se Kristo nuk ka pranuar te jape vete deklarime perpara gjykates, ndersa mbrojtesi i tij, ka hedhur poshte akuzat e ngritura nga prokuroria. Avokati mbrojtes i ka bere me dije gjykates se klienti i tij nuk kishte kryer veper penale, per te cilen pretendon prokuroria. Pas degjimit te te dyja paleve gjykata la ne fuqi masen qe kishte caktuar ne mungese, ndersa ia ka deleguar dosjen hetimore Prokurorise se Rrethit Gjyqesor Durres. Sipas gjykates i pandehuri duhet te hetohet dhe te gjykohet ne te njejtin qytet qe ka jetuar dhe qe dyshohet se ka kryer aktivitetin e tij kriminal. Artan Kristo i njohur me emrin Muhamet Abudalli, ra ne pranga tre dite me pare, nderkohe qe hetimet ne ngarkim te tij kishin nisur me 27 gusht te ketij viti. Arrestimi i Kritos erdhi pas publikimeve dhe thirrjeve per veprimeve terroriste ne faqen http//albselefet.net. Ne kete forum, te dedikuar kryesisht per besimtaret, Kristo duke perdorur emrin tjeter Muhamed Abdullah, akuzohet se ka mbeshtetur vrasjet dhe veprime te tjera te rrezikshme. Sipas te dhenave te marra nga faqja e internetit ne te cilen Kristo ishte anetar i saj, ai kishte shkruar shprehjen se “Bin Laden eshte Muxhahid i madh”. Dy vjet me pare besimtari qe bente pjese te rryma radikale, u emeruar perfaqesues i fondacionit “Al Haramain”, ne Shqiperi. Fondacioni, i cili me vendim te qeverise shqiptare te vitit 2004, hyri ne listen e financuesve te terrorizmit, kishte kerkuar dhjetera here te realizonte investime ne Shqiperi, ndersa te gjitha te ardhurat duhet te shkonin si investime ne arken e Komunitetit Mysliman, e cila u kundershtua nga ish-sekretari i Pergjithshem i ketij komuniteti, Sali Tivari. Ky i fundit u vra disa kohe me pas.
Sekuestrimet
Prokuroria ka si prova materiale ne ngarkim te Artan Kristos disa sende personale te cilat iu sekuestruan gjate momentit te arrestimit te tij. mesohet se 5 laptope, 4 servera dhe 600 CD jane duke u ekzaminuar nga laboratori i kriminalistikes.
Ndalimi i Artan Kristos
Artan Kristo u ndalua vetem dy dite nga policia me 3 qershor 2006, pas tentatives se hetuesve per rihapjen e dosjes se vrasjes se Sali Tivarit, ish-sekretarit te Pergjithshem te Komunitetit Mysliman. Juristi 58-vjecar u gjet i vrare me arme ne zyren e tij ne Komunitetit Mysliman, ne oren 08:30 te 13 janarit 2003. Autoret, dyshohet se kane qene dy persona, te cilet kane kerkuar nje tjeter zyrtar me te cilin kishin lene takim. Por sipas hetimeve ata kane hyre ne zyren e Sali Tivarit ku kane qelluar tri here me arme, i cili gjeti vdekjen e menjehershme. Kristo u hetua nga prokuroria per kete vrasje, pas nje konflikti qe pati me Tivarin, pasi ai e kishte kundershtuar qe te ardhurat e fondacionit “Al Haramain” te shkonin per komunitetin mysliman.