E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha: Qeveria thellesisht e angazhuar, per permiresimin e klimes se biznesit

“Qeveria shqiptare eshte e angazhuar dhe po punon intensivisht per permiresimin e klimes se biznesit dhe thithjen e investitoreve te huaj", u shpreh kryeministri Berisha dje, ne ceremonine e hapjes se panairit "Fiera del Levante" ne Pallatin e Kongreseve ne Tirane. Kryeministri Berisha pergezoi organizatoret e "Fiera del Levante" per realizimin e ketij aktiviteti te rendesishem, si "nje ngjarje te madhe per jeten ekonomike mes dy vendeve dhe mbi te gjitha mes Shqiperise dhe Pulias, qe kane lidhje dhe interesa te perbashketa, si dhe potenciale te jashtezakonshme per nje bashkepunim shume te ngushte ne te gjitha fushat ekonomike". Kryeministri siguroi investitoret italiane se Shqiperia eshte duke punuar cdo dite per t’u bere gjithnje dhe me e hapur ndaj investitoreve te huaj e ndaj investitoreve puljeze. "Ne jemi duke punuar fort per te shkaterruar cdo pengese burokratike, per te zgjidhur ceshtjen e prones private, te sigurojme investimet, por jemi gjithashtu edhe vendi me barren fiskale me te ulet ne Evrope, jemi vendi me nje sportel te vetem per regjistrimin e bizneseve, nje vend ku taksat paguhen "online", nje vend ku tenderimet zhvillohen ne menyre elektronike, nje vend me regjister elektronik te bizneseve",-tha Berisha. Kryeministri solli ne vemendje te pjesemarresve se "ne dy muajt e fundit, ne Shqiperi funksionon edhe nje sportel i vetem per licencat dhe lejet, pasi u eliminuan dy te tretat e tyre. Nderkohe qe po adoptohet ne cdo procedure parimi "heshtja eshte miratim" per te frenuar burokracine. Kryeministri Berisha vuri ne dukje se gjate takimit me zv/ministrin italian te Ekonomise, Adolfo Urso, ka rene dakord per te bere promocionin me te madh te potencialeve te Shqiperise ne Itali.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›