E Diel, 1 Nëntor 2026

Zgjedhjet në Partesh, Cvetkoviq fiton balotazhin

Nenad Cvetkoviq, nga Iniciativa Qytetare "Zaviçaj" ka fituar balotazhin e mbajtur një ditë më parë në Partesh. Ai shpalli fitoren në orën 20:00. Rivali i tij ishte Todor Mirkovic nga Lista e Bashkuar Serbe (JSL). Në raundin e parë të zgjedhjeve, Cvetkoviq nga Iniciativa Qytetare "Zaviçaj" kishte fituar 47.68 për qind të votave, ndërsa Mirkoviq nga Iniciativa e Listës së Bashkuar Serbe (JSL) kishte fituar 25.46 për qind të votave.

Thënë ndryshe Nisma qytetare “Zaviçaj”, ka fituar gjithsej 58% ndërsa Lista unike serbe, ka fituar 42% të votave. Kësaj here të drejtë vote kanë pasur 3.508 votues. Pjesëmarrja ishte në masën 55%, kanë njoftuar Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës dhe organizatat joqeveritare. Me këto zgjedhje, të parat që organizon Qeveria e Kosovës në këtë lokalitet të banuar me serbë, e krijuar komunë e re sipas Planit të Ahtisaarit mbi ecentralizimin, Parteshi fiton statusin e Komunës, duke çuar në tre numrin e komunave të reja në Anamoravë.

Delina Bitraku Azhornuar së fundi ( e hënë , 19 korrik 2010 )

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›