E Shtunë, 31 Tetor 2026

U përmbyt, blen karamele me paret e dëmshpërblimit

SHKODER-Proteston në mënyrë të pazakontë një nga banorët i fshatit Trush në Velipoje, i cili ka pësuar deme te medha materiale si shkak i përmbytjeve që përfshinë zonën e NënShkodrës tre herë gjatë pjesës së parë të këtij viti.

Lush Ndoci sapo ka parë në listat e dëmshpërblimeve se ajo c’ka përfitonte ishte vetëm 5 mijë lek të reja pavarsisht se nga përmbytjet ka humbur fermën dhe bagëtite e tij, ka vendosur që me vlerën e 5 mije lekëve të bleje karamele e të qerase banorët e fshatit e tij dhe fëmijët e shkollës në Trush. E gjitha kjo në shenjë ironie dhe proteste ndaj pagesave modeste të demshpërblimeve. “Mora 50 mijë lek të vjetra dhe thashë, po qeras më mirë nxënësit dhe banorët. Asnjë kokërr nuk coj në shtëpi, pasi vlera e dëmit ka qënë më shumë sesa më dhanë”, tha Ndoci për News24.

“Cofën delet, pulat. Batanijet tek shpija u kalbën, qilimat, orenditë”, shton Ndoci i revoltuar.

Që nga fillimi i këtij viti, zona fushore e Nënshkodrës, u permbyt ne Prill për të tretën herë nga rreshjet dhe shkarkimet e Hidrocentraleve, gjë që u ka shkaktuar një dëm të madh ekonomik banorëve të kësaj zone.
Qeveria keto dite po shperndan ne vlere monetare demshperblimin per permbytjet e Janarit.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›