E Diel, 1 Nëntor 2026

Tirane, abuzuan me faturat e ujit, pushohen 11 faturiste

TIRANE- Drejtori i Ujësjellësit Sahit Dollapi deklaron se nga operacioni i verifikimit të faturave të ujit në kryeqytet, 11 faturistë janë ndëshkuar me pushim nga puna. Në një prononcim për NEWS24 zoti Dollapi bën një panoramë të kontrollit që është ushtruar muajt e fundit për të verifikuar abuzimet me faturat e ujit të denoncuara nga vetë qytetarët.

“Janë verifikuar 151 mijë konsumatorë. Në 9335 raste u verifikuan abuzime” thotë drejtori i Ujësjellësit ndërsa garanton se në të gjitha rastet kur verifikohen abuzimet, qytetarët do të kompensohen në faturimin e ardhshëm.

Zoti Sahit Dollapi informon se deri më 28 shkurt pagesa e faturave të ujit do të jenë me çmimin e vjetër dhe nuk do të ketë ndërprerje kolektive.
(s.g/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›