Raporti i KE-së për vizat, ekspertët: Tregon progres

Raporti i Komisionit Europian në lidhje me plotësimin e kritereve për liberalizimin e vizave për Shqipërinë tregon se vendi ynë ka pasur progres në realizimin e kritereve. Kështu janë shprehur ekspertët e pavarur duke analizuar raportin e Komisionit Europian të publikuar ditën e djelë përsa i përket plotësimit të kritereve të udhërrëfyesit për liberalizimin e vizave. Sipas tyre në raport vihet re që ka progres thelbësor nga vlerësimi i një viti më parë në të katër blloqet e udhërrëfyesit. Duke analizuar raportin e KE-së ekspertët theksojnë se në raport vihen re përmirësime të dukeshme si në menaxhimin e kufirit dhe në ligjet të cilat janë miratuar në përputhje me standartet e Bashkimit Europian. Gjithashtu në analizën e ekspertëve theksohet gjithashtu se në raport theksohet se ka përmirësime të dukshme edhe në luftën kundër krimit të organizuar, korrupsionit dhe dokumentave biometrike.
Ndërkohë Komisioni Europian ditën e djelë publikoi raportin për kriteret që ka përmbushur Shqipëria për liberalizimin e vizave.
Ndërkohë Komisioni Europian ditën e djelë publikoi raportin për kriteret që ka përmbushur Shqipëria për liberalizimin e vizave.