Greqi Kapen dy shqiptare me droge
Dy shtetas shqiptare jane arrestuar dje nga policia greke pasi u kapen duke transportuar nga Shqiperia drejt shtetit helen nje sasi prej 635 grame droge. Sipas informacioneve droga eshte sekuestruar ne nje automjet i cili vinte nga kufiri shqiptaro-grek qe lidh Saranden me Igumenicen. Operacioni eshte zhvilluar ne vendin e quajtur Gardhiq ne afersi te kufirit shqiptaro-grek ne Tesproti. Policia ka ndaluar nje automjet qe vinte nga brezi i gjelber kufitar i cili drejtohej nga dy shqiptare 40 dhe 25 vjec te cilet transportonin tri pako me sasi 535 grame hashash. Policia greke dyshon se ajo eshte pjese e nje sasie te madhe per te cilen po zhvillohen hetime mbi dy te dyshuarit. 40-vjecari shqiptar kishte hyre ilegalisht ne Greqi pak kohe me pare dhe ishte vendosur ne Preveze ne nje banese me qera ku pas kontrollit u gjeten edhe 100 gram hashash dhe fisheke pistolete 038 mm. Ndaj dy te arrestuarve eshte ngritur akuza Trafikim nderkombetar i lendeve narkotike. Gjate ketij viti policia greke e Korfuzit dhe Igumenices ka sekuestruar rreth 31 tone kanabis sativa qe vinte nga kufiri shqiptaro-grek qe lidh fshatrat e Sarandes me Igumenicen.