E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gërdeci, zbulohetkorespondenca mesMinistrisë e MEICO-s

TIRANë- Në Gjykatën e Tiranës vijuan edhe sot dëshmitë për çështjen "Gërdeci", e cila numëron 29 të pandehur, në pjesën më të madhe, ish- drejtues të lartë të ministrisë së Mbrojtjes dhe Ushtrisë. Në seancën e zhvilluar sot, Elmaz Leci, ish-drejtor i Kabinetit të ministrit të atëhershëm të Mbrojtjes, Fatmir Mediu dëshmoi mbi një korespondencë që kishte patur ministria dhe kompania MEICO lidhur me procesin e demontimit të municioneve luftarake.

Dëshmitari konfirmoi se kompania Meico i kishte përcjellë ministrisë një memo (shkresë), ku jepte propozimet e saj për procesin e demontimit të municioneve lufatarake. "Po jam në dijeni të kësaj memoje", tha dëshmitari duke i'u përgjigjur pyetjes së përfaqësuesit të prokurorisë. "Memo ishte përgatitur nga ndërrmarja shteterore tregëtare MEICO".

Më tej seanca vazhdoi me dëshmitarin Ylli Bregu, ish-punonjës në Zyrën e Finacës në Ministrinë e Mbrojtjes, i cili dëshmoi kryesisht rreth praktikës të ndjekur për caktimin e çmimit të municioneve luftarake që do të shkonin për demontim. Sikurse pohoi dëshmitari, "komisionit të ngritur në Ministrinë e Mbrojtjes iu kërkua nga kompania MEICO shitja e municioneve me cmime më të ulëta nga ato të mëparëshmet në procese të ngjajshme. Por kërkesa nuk u mor parasysh, pasi MEICO nuk kishte bërë shpjegimet e duhura", pohoi deshmitari.

Nëpërmjet këtyre dëshmive, si dhe shumë të tjerave të bëra më parë dhe që pritet të bëhen, prokuroria kërkon që të hedhë dritë mbi praktikat e paregullta apo shkeljet që, sipas saj, janë bërë me këtë çështje. Një seancë më parë, ish-Shefi i sektorit të armatimit pranë Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, Sokrat Papadhima, dëshmoi se, për ngritjen e fabrikës së demontimit të municioneve luftarake në fshatin Gërdec të Tiranës, nuk ishte marrë mendimi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë. Sipas tij, "Shtabi i Përgjithshëm ishte anashkaluar nga Ministria e Mbrojtjes".
Ndërkohë zgjedhja e fshatit Gërdec të Tiranës për ngritjen e kësaj fabrike, pretendohet nga prokuroria si një zgjedhje e papërshtatëshme, pasi nuk plotësonte kriteret për këto fabrika, për më tepër, në një zonë të populluar.
(m.a/ata/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›