"Gerdeci, zone e pabanueshme"
Perberja e shkembinjve te Gerdecit eshte ranore, cka lejon filtrimin e te gjitha substancave te rrezikshme kimike, si trinitrotolueni, ceriumi dhe fulminati i merkurit, te cilat nuk zhduken, por transformohen ne lende kancerogjene. Sazan Guri, drejtuesi i Zyres Qytetare per Mbrojtjen e Mjedisit, ka pohuar se mundesia e pastrimit te shtresave te prekura nga keto lende kimike eshte pothuajse zero, cka nenkupton qe ne kete vend nuk duhet te ndertohet me asgje.
Sikurse dihet nga te gjithe, tragjedia e Gerdecit ishte shume e rende, por cfare parashikohet te ndodhe me mjedisin ne kete zone ne vazhdim?
Tragjedia e ndodhur pese dite me pare ne kete zone eshte nje katastrofe e vertete. E gjithe zona aty tashme permban shume lende te rrezikshme kimike, te cilat jane te patretshme dhe mund te shkaktojne probleme te medha te njerezit. Keshtu, nga shperthimi i barutit dhe predhave, aty gjendjen shume lehtesisht squfur, karbon, karbonat, cerium, fulminat te merkurit. Nderkohe qe nje lende eshte shume e rrezikshme dhe qe eshte leshuar ne mjedis eshte edhe trinitriluor, ose sic njihet ndryshe edhe TNT. Keto substanca jane shume te rrezikshme per token dhe ujerat sepse jane te patretshme ne to, sidomos ne shkembinjte ranore te kesaj zone, te cilet jane te papershkrueshem nga keto lloj elementesh. Nese ajri i thith keto substanca, megjithese jane te demshme, perseri ai mund te pastrohet me ane te levizjeve. Kurse me ujin dhe token e kesaj zone nuk ndodh nje gje e tille.
Cfare pritet te ndodhe me ujin dhe token?
Toka ne kete zone tashme eshte e rrezikshme, pervecse eshte e vdekur. Aty nuk mund te mbillet dhe te punohet, pasi te gjitha ato qe do te prodhohen do te kene keto substanca te rrezikshme ne sasi shume te larte. Ajo qe duhet te behet me token e kesaj zone eshte qe dheu te zevendesohet me nje te paster dhe ky aktual te perpunohet me ane te nje land-filli. Pas perpunimit, perseri duhet groposur ne zona te ruajtura mire dhe qe nuk kane asnje funksion per jeten njeriut. Nderkohe qe zona e Gerdecit eshte e perbere nga shkembinj ranore, te cilet e grumbullojne ujin edhe substancat qe ai ka. Keto lloj guresh jane te papercueshem sidomos nga merkuri dhe nga TNT. Ndryshe nga shkembinjte argjilore, te cilet i perthithin keto lloj substancash. Pra, ndotja e ujerave nentokesore behet vetem nga shkembinjte e transmetueshem qe jane ata argjilore. Grumbullimi i ketyre substancave ne toke dhe ne uje ne kete zone do te jete i vazhdueshem dhe per kete arsye aty nuk mund te lejohet te zhvillohet jete.
Cfare pasojash do te sjelle kjo ndotje ne zone, por edhe ne shendetin e njerezve?
Per ne, si eksperte, eshte nje frike shume e madhe, per vete faktin se ndotja do te jete graduale dhe problemet do te shfaqen gradualisht. Uji dhe toka e kesaj zone nuk do te pastrohen kurre, pra nese nje uje i ndotur natyralisht, sipas popullit do shtate zaje te pastrohet, ne kete zone toka eshte pa zaje, dhe shkembinjte ranore nuk mund te kryejne kete funksion, te pershkueshmerise nga substancat e rrezikshme. Keto substanca do te shkojne si te trupi njeriut ashtu edhe te bimet apo kafshet ne sasi te medha dhe do te krijojne probleme.
Po per sa i perket ngjarjes se ndodhur ne Gerdec, a mund te evitohej ajo?
Sot ajo eshte nje pergjegjesi e institucioneve, dhe kjo per vete faktin se ne shume raste nuk behet asnje studim mjedisor, per asnje fabrike. Edhe kjo qe sapo la nje tragjedi nuk kishte nje studim mjedisor, i cili duhet te percaktonte se kjo lloj fabrike nuk duhej te ndertohej aq prane aeroportit, zonave te banuara, autostrades, kryeqytetit. Dhe ne kete rast, zbatimi i kritereve te percaktuara nga organizatat nderkombetare eshte shkelur me kater kembe. Por, nese do te kishim keto lloj studimesh pasojat do te minimizoheshin, ose mund te ndodhnin vetem ne nje numer te vogel ushtaresh dhe jo ne popullin qe punonte aty, apo banonte aty prane. Ndaj eshte e nevojshme dhe duhet qe institucionet te marrin parasysh studimet mjedisore. S.Isaku
Substancat e perhapura
Squfur
Karbon
Karbonat
Cerium
Fulminati i merkurit
Trinitriluor (TNT)
Uji i ndotur me substanca kimike, shkak per kancer
Ndotja e ujerave nentokesore ne zonen e Gerdecit dhe ndotja graduale e tyre pritet qe te sjelle nje sere problemesh shendetesore ne jeten e banoreve te zones. Sipas specialisteve te mjedisit, substancat e pashperbeshme qe jane perhapur ne kete zone do te jene shkaktaret kryesore te shfaqjes se semundjeve te ndryshme deri ne ato kancerogjene. "Kalimi i ketyre substancave me shume se sasia qe pranon trupi i njeriut, sjell probleme serioze per jeten. Tejkalimi i mases se ketyre substancave mbi 50 per qind sesa ajo normale mund te shkaktojne kancer", ka pohuar specialisti i mjedisit, Sazan Guri. Sipas tij, keto lloj semundjesh kane lidhje te drejtperdrejte me menyren se si ushqehesh dhe cfare uji pi. Te dhenat tregojne se uji nentokesor i ndotur me substanca te tilla si merkuri, squfuri, karboni apo ceriumi mund te japin probleme ne melci, zorre te trashe, veshka apo edhe semundje te renda te gjakut. Sipas specialisteve, uji nentokesor do te jete nje nga shkaktaret e ketyre semundjeve, sepse ndotja e tij nuk eshte turbullim, por ndotje kimike. Nga ana tjeter, ne vendin tone mungon edhe studimi per rrezikun ne shendet, pra semundjet qe mund te vijne nga keto lloj fabrikash. Ky lloj studimi vlen edhe per masat qe duhet te merren pas tragjedive, pasi ne rastin e Gerdecit, ku shume prej banoreve nuk ishin ne gjendje te jepnin asnje ndihme per te plagosurit.
Semundjet:
Semundje kancerogjene
Probleme ne veshka
Semundje te gjakut
Semundje te zorres se trashe
Pasoja te renda ne melci