E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Ndihma, shpresoj ne kohen e duhur"

Ministrja e Jashtme e Greqise, Dora Bakojani, e shoqeruar nga ministri shqiptar i Puneve te Jashtme, Lulzim Basha, zhvilluan nje vizite ne Spitalin Ushtarak ne Tirane, per t'u njohur me nga afer me gjendjen e te lenduarve, si pasoje e tragjedise se Gerdecit.
"Dua te percjell pershendetjet e popullit grek, i cili i kerkoi qeverise greke t'i vinte popullit tuaj menjehere ne ndihme. Uroj qe kjo ndihme nga ana jone te kete ardhur me shpejtesine e duhur", theksoi shefja e diplomacise greke, e cila takoi disa nga te lenduarit e tragjedise, qe ndodhi ne fshatin Gerdec. Shteti grek ishte nje nder te paret vende te cilet dhane ndihme te menjehershme qe tronditi Shqiperine, nje jave me pare. Disa te plagosur rende nga shperthimi i predhave u nisen menjehere per kurim dhe per nderhyrje kirurgjikale ne spitalin rajonal te Janines.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›